Home / Lajme / Maqedoni / Plagosje me pushkë gjuetie në fshatin Tenovë

Plagosje me pushkë gjuetie në fshatin Tenovë

20 tetor-Prokurori publik dhe një ekip i policisë së Tetovë kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja prej armës së gjuetisë dhe disa gjurmë të tjera të cilat i kanë foto dokumentuar dhe të cilat do të jenë të argumentohen dhe do të jenë të njohura para opinionit për ngjarjen.

D.U. tridhjetë e dy-vjeçar nga f.Tenovë i Tetovës dyshohet se dje rreth orës 10:00 në zonën “Prevalec” pranë këtij fshati, me një pushkë gjuetie, ka goditur në kokë dhe ka plagosur fqinjin e tij 36-vjeçar B.Z, dhe më pas ka ikur, njofton MPB.

Sipas disa informatave ara të shtënës ka pasur një zënke verbale midis B.Z dhe babait i të dyshuarit, pas së cilës D.U. ka shtënë drejt personit B.Z, i cili kishte edhe një tjetër person në automjetin e tij të tipit “Yugo 55″.

I plagosuri nga Tenova me veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas ndihmës mjekësore, është transferuar në spitalin e Shkupit.

Prokurori publik dhe një ekip i policisë së Tetovë kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja prej armës së gjuetisë dhe disa gjurmë të tjera të cilat i kanë foto dokumentuar dhe të cilat do të jenë të argumentohen dhe do të jenë të njohura para opinionit për ngjarjen.

Babai i të dyshuarit E.U. (63) u dërgua në stacionin e SPB në Tetovë, ku kanë diskutuar dhe më pas është liruar. I dyshuari ende është në kërkim dhe pas atij është shpallë fletë kërkim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *