Home / Lajme / Maqedoni / Policia kontrollon shpejtësin e veturave në rrugën Bërvenicë-Vollkovijë (VIDEO)

Policia kontrollon shpejtësin e veturave në rrugën Bërvenicë-Vollkovijë (VIDEO)

Tetovë, 02 tetor – Gjatë ditës së djeshme pjesëtarë të policisë për siguri në komunikacionin rrugor kanë kryer aktivitete kontrolluese në rrugën Bërvenicë – Vollkovijë. Këto aktivitete janë kryer në kuadër të projektit “Kujdes nga radari”, transmeton Televizioni Koha.

Në këto aktivitetet gjithsej janë zbuluar gjashtë tejkalime të shpejtësisë së lejuar nga 10 deri në 30 kilometra në orë. Gjashtë vozitësve të cilët kanë vozitur shpejtë është shqiptuar dënim në vlerë prej 45 euro.

Krahas mospërshtatjes së shpejtësisë gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe kundërvajtje të tjera.

Aktivitetet e këtilla me qëllim të zbulimit të vozitësve që nuk respektojnë rregullat parashihet që të realizohen edhe gjatë periudhës së ardhëhsme në rajonin e Pollogut. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *