Home / Lajme / Maqedoni / Policia punon në mënyr selektive (VIDEO)

Policia punon në mënyr selektive (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Vepron apo jo në mënyrë selektive policia. Kur bëhet fjalë për qytetarët shqiptarë dhe ata të përktatësisë etnike maqedonase, njofton Televizioni Koha.

Ngjarjet në Tetovë vetëm këtë vit e vërtetëojnë këtë edhe atë që nga protestat për rastin Monstra e deri tek festa për përkrahje të kombëtares shqiptare. Kur janë në pyetje qytetarët shqiptarë policia identifikon mënjëherë pjesëmarrësit, kurse në të kundërtën ajo vetëm punon në identifikimin e tyre apo me fjalën me përgjigjen e njohur Hetimet vazhdojnë, njofton Televizioni Koha.

Në protestat gjatë muajit korrik në Tetovë për rastin Monstra, policia brenda një kohe të shkurtë identifikoi pjesëmarrësit të cilët tentuan të thyejnë kordonin.Pjesëmarrësit shqiptarë kurse efektiviteti i policisë ishte i lartë që të gjithë u identifikuan, njofton Televizioni Koha.

Por kur janë në pyetje maqedonasit, sidomos tifozët Vojvodët dhe Komitët kur bëjnë probleme në stadium në Tetovë ata nuk identifikohen. Rasti i fundit ka qenë gjatë ditës së martë, kur Vojvodët, tifozët e ekipit të Teteksit, të cilët në ndeshjen e së martës sulmuan me gurrë autoambulancën. Ky rast kaloi në heshtje kurse policia ka bërë të ditur se punon intensivisht kurse edhe dy ditë pas këtij sulmi nuk janë identifikuar pjesëmarrësit, njofton Televizioni Koha.

Të njejtën ditë por në mbrëmje qindra shqiptarë dolën të festojnë dhe të përkrahin kombëtare shqiptare për ndeshjen Sërbi-Shqipëri. Pikërisht pjesëmarrësit në këtë festë u identifikuan dhe u dënuan. Edhe atë mënjëherë pa u mbushur edhe 12 orë kurse edhe dënimi u shqiptua mënjëherë, njofton Televizioni Koha.

Rasti tjetër më eklatant është i një maqedonaseje e cila është kapur duke shkruar mbishkrime fyese. Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas maqedonase, por në fotografitë e mëposhtme ajo shihet duke shkruajtur grafitet raciste: Nikad shiptari, Serbija vasha”. Në Maqedoni ky fenomen i fyerjeve me fjalë raciste për shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent, por deri tani askush nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi dhe nuk është zbuluar asnjë fajtorë, njofton Televizioni Koha.

Vlen të theksohet se në vitin 2012 aktivistët e organizatës “Illyricum Libertas” për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike në hyrje të Tetovës, u dënuan me nga 1 vite burg. Të cilët u akuzuan për nxitje të mosdurimit etnik dhe racor në shoqëri.Policia duhet të intervenojë urgjentisht dhe fajtoren e grafiteve raciste të nxjerr para drejtësisë, njofton Televizioni Koha.

Lidhur me punën selektive të policisë Televizioni Koha ka marrë edhe mendimin e qytetarëve te tetoves. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *