Home / Lajme / Maqedoni / PPD kërkon mbylljen endotësve

PPD kërkon mbylljen endotësve

28 tetor-Tetova këtë vit i rrëzon të gjitha rekordet në bazë të ndotjes së ajrit ku përqëndrimi i 10 materjeve kancerogjene ka qenë disa herë më i madh nga sasia e lejuar dhe nga afër 288 ditë të vitit banorët e Tetovës 233 ditë kanë thithur ajër të në ndotje aq të lartë.

Partia për Prosperitet Demokratik kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Ambientit Jetësor të sjellë vendim për ndërprerjen e punës së fabrikave që jane ndotës më të mëdhenj të ajrit dhe punëtorëve t’u kompenzohen të ardhurat, derisa ata nuk montojnë filtra në oxhaqet e tyre.

PPD konsideron se më e frytshme për ambientin jetësor në Maqedoni do të ishte Ministria e Ambientit të shpall aksionin njëditësh “Maqedonia pa fabrika pa filtra” se sa aksionin populistik “Maqedonia pa bërlloqe”, sepse ndotja e ajrit me materje kancerogjene është rrezik tepër i madh në krahasim me bërlloqet.

PPD vlerëson se këto masa jatë të nevojshme duke e padur parasysh faktin se disa qytete nga Republika e Maqedonisë, si Tetova, Shkupi, Velesi me vite numrohen si qytete me ajër më të ndotur në Evropë.

Tetova këtë vit i rrëzon të gjitha rekordet në bazë të ndotjes së ajrit ku përqëndrimi i 10 materjeve kancerogjene ka qenë disa herë më i madh nga sasia e lejuar dhe nga afër 288 ditë të vitit banorët e Tetovës 233 ditë kanë thithur ajër të në ndotje aq të lartë.

Gjithashtu, edhe qytete dhe vendbanime tjera në Maqedoni, (siç është rasti me vendbanimin Lisiçe i cili ka pasur ajër të ndotur 155 ditë në periudhën e deritashme të vitit ) mbajnë rekorde të papëlqyeshme evropiane.

Partia thekson se sëmundjet kancerogjene, posaçërisht te femrat dhe fëmijët, viteve të fundit përhapen shumë shpejt,

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *