Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Raporti i Progresit saktësoi defektët reale

PPD: Raporti i Progresit saktësoi defektët reale

10 tetor–PPD konsideron se partia shqiptare në qeveri BDI (e cila qëmoti e ka shpallur veten si parti tematike), gjegjësisht ministrat e saj të cilët gati një dekadë udhëheqin me ministritë që e kanë peshën më të madhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë në organizatat euro-atlantike mbajnë përgjegjësinë më të madhe për mosrealizimin e objektivave për integrim më të shpejt të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesja e PPD, Teuta Kamberi-Llalla, në konferencën për shtyp mbajtur sotpër Raportin e Komisionit Evropian tha:
“Pasi e analizoi detajisht Raportin e progresit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2014, publikuar nga ana e Komisionit Evropian më 8 tetor, Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se:
-Raporti i Komisionit Evropian konstaton gjendjen reale që ekziston në të gjitha fushat e jetesës në Republikën e Maqedonisë dhe pasqyron ngecjen e dukshme në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore, politike, administrative, gjyqësore;
-Konstatimet e Komisionit janë brengosëse sepse paraqesin një parahyrje në mundësinë e mohimit të statusit të vendit kandidat në të ardhmen, poqese partitë qeverisëse nuk i evitojnë mangësitë e cekura në raport siç janë: ndarja e partisë nga shteti, evitimin e qasjeve selektive gjyqësore, ç’rrënjosjen e korrupsionit nga gjyqësori, partizimin e gjyqësorit, partizimin e MO-së, lirinë e mediumeve, përkuljen me servilizëm para partnerit të koalicionit që rëndë e lëndon dinjitetin shqiptar etj.
-PPD konsideron se partia shqiptare në qeveri BDI (e cila qëmoti e ka shpallur veten si parti tematike), gjegjësisht ministrat e saj të cilët gati një dekadë udhëheqin me ministritë që e kanë peshën më të madhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë në organizatat euro-atlantike mbajnë përgjegjësinë më të madhe për mosrealizimin e objektivave për integrim më të shpejt të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
-Dështimi i Maqedonisë në Samitin e fundit të NATO-s në Uells si dhe Raporti i dobët lëshuar nga Komisioni Evropian dëshmojnë se kjo “parti tematike” i ka sosur të gjitha temat për të cilat ka deklaruar se ekziston dhe hynë në qeveri (përveç temës së preferueshme të ngel përjetësisht në qeveri!) dhe se është koha e fundit të del nga qeveria sepse nuk i ka plotësuar premtimet që me gllamur të madh politik dhe shpenzime marramendëse nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë ia prezantoj elektoratit në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Llalla.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *