Home / Lajme / Rajon / Presidenti Nishani mbledh krerët e politikës në tryezë

Presidenti Nishani mbledh krerët e politikës në tryezë

6 tetor-BC News, ka mësuar se përveç Presidentit Nishani, si organizator i tryezës, do të marrin pjesë edhe Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, kryetari demokrat Basha dhe drejtues të Gjykatave.

Tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, për reformën në sistemin e drejtësisë, do të mbledhë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. Drejtues të partive kryesore në vend të mazhorancës dhe opozitës, do të ulen në të njëjtën tavolinë pune, për të diskutuar mbi reformën e kërkuar me ngulm edhe nga Brukseli, në funksion të afrimit të vendit me Bashkimin Evropian.
ABC News, ka mësuar se përveç Presidentit Nishani, si organizator i tryezës, do të marrin pjesë edhe Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, kryetari demokrat Basha dhe drejtues të Gjykatave. Secili prej tyre do të mbajë një fjalë, për të ofruar këndvështrimin për këtë reformë. Pjesë e tryezës, të ftuar nga kreu i shtetit do të jenë edhe ekspertë nga Komisioni i Venecias, të OSBE-së, Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, si dhe juristë nga Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *