Home / Lajme / Maqedoni / Projekt për arsim të integruar (VIDEO)

Projekt për arsim të integruar (VIDEO)

Tetovë, 27 tetor – Në shkollën e mesme bujqësore Mosha Pijade në Tetovë është shënuar fillimi i projektit “Modeli Nansen për arsim të integruar”.

Projekti në fjalë do të përfshijë një pjesë të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve maqedonas dhe shqiptarë me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe rritjes së nivelit të integrimit. Modeli Nansen për arsimim të integruar implementohet përmes tri programeve themelore, aktiviteteteve të integruara jashtëmësimore për nxënësit, programi për trajnimin e mësimdhënësve dhe shërbimeve shkollore dhe programin or bashkëpunbim me prindërit, transmeton Televizioni Koha

Qendra për dialog Nansen Shkup, i siguron programet vjetore për aktivitetet e integruara, bursa për trajnimin e mësimdhënësve të cilët do të realizojnë programe të kësja natyre. Poashtu ky projekt ka filluar të realizohet edhe në shkollën fillore Bratsvo Migjeni. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *