Home / Lajme / Maqedoni / Prolongohet liberalizimi i tregut energjetik

Prolongohet liberalizimi i tregut energjetik

9 tetor-
Megjithatë, nga Qeveria theksojnë se nga vendet e rajonit, Maqedonia ka tregun më liberal të energjisë elektrike.
Ministri Neziri tha se nuk pret të ketë probleme me Komisionin Evropian për shkak të shtyrjes së liberalizimit.

Shtyhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla. Kjo do të thotë se qytetarët dhe kompanitë e vogla nuk do të jenë të obliguar që vetë të blejnë rrymë në treg nga viti i ardhshëm siç ishte paraparë. Hapin e këtillë qeveria e arsyeton me analizat e bëra të cilat kanë treguar se nëse bëhet liberalizimi i tregut, atëherë qytetarët do paguajnë rrymë shumë më të shtrenjtë.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike u shty për në mesin e vitit 2016 dhe duhet të përfundojë në vitin 2020. Gjegjësisht, në këtë periudhë procesi do të realizohet në faza. Kështu, në vitin 2016 në tregun e lirë rrymë do të blejnë ata me konsum më shumë se 1mijë megavat orë, në 2017 ata me më shumë se 500 megavat orë, në 2018 me mbi 100 megavat, në 2019 ata që kanë konsum prej më shumë se 25 megavat dhe në vitin 2020 të gjitha 600 mijë.

Megjithatë, nga Qeveria theksojnë se nga vendet e rajonit, Maqedonia ka tregun më liberal të energjisë elektrike.
Ministri Neziri tha se nuk pret të ketë probleme me Komisionin Evropian për shkak të shtyrjes së liberalizimit.(Alsat)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *