Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet libri i Dijana Toskës (VIDEO)

Promovohet libri i Dijana Toskës (VIDEO)

Shkup, 18 tetor – Mbrëmë në Shkup është promovuar libri “Maqedonia në gazetarinë time” me autor Dijana Toska gazetare, transmeton Televizioni Koha.

Promovimi i librit në fjalë kishte grumbulluar ish gazetarë e shkrimtarë, botues, intelektual, ish deputet dhe deputet aktual, ministra dhe shumë personalitete të tjera nga jeta publike në Maqedoni dhe Kosovë, njofton Televizioni Koha.

Pikërisht në këta dy vende Dijana Toska punoi për më shumë se 30 vite si gazetare, fillimisht në Televizionin e Prishtinës e më pas edhe në Zërin e Amerikës si korespodente nga Maqedonia. Për librin në fjalë foli botuesi gjegjësisht shkrimtari Nazmi Rahmani si drejtor i shtëpisë botuese Faik Konica, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu në këtë promovim fjalë patën edhe publicisti Qani Mehmeti, ish ambasadori i Maqedonië në OKB Nano Ruxhin, dhe Ramadan Tahiri këshilltari i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Ata kanë vlerësuar lartë punën e gazetares Dijana Toska sipas të cilëve ajo punoi në një kohë shumë të vështirë. Vetë autorja tha se përkushtimi i saj ka qenë që gjithnjë të informojë drejtë për ngjarjet si gazetare nga tereni.

Ndërkaq, vlerësime për librin kanë dhënë edhe profesori Zeqir Kadriu, ish gazetarët Enver Shala dhe Faik Mustafa, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, Dijana Toska u lind në Shkup, ndërsa fakultetin juridik e kreu në Prishtinë, ku edhe u punësua si gazetare në Televizionin e Prishtinës, ndërsa më pas punoi si korespodente në Zërin e Amerikës nga Maqedonia, në disa gazeta të kohë në Kosovës dhe në Maqedoni. Libri në fjalë ngërthen kujtime, deklarata, përshkrime të ngjarjeve të cilët karrakterizuan fillim vitete e 90 në Maqedoni. Ajo ka paralajmëruar edhe librin e radhës me titull Kosova në gazetarinë time. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *