Home / Lajme / Maqedoni / Qendra e Tetovës shndërrohet në ring për të rinjët (VIDEO)

Qendra e Tetovës shndërrohet në ring për të rinjët (VIDEO)

Tetovë, 03 tetor – Madje që ironia të jetë më e madhe, aty është qendra për kulturë, dhe në vend se të respektohet ky institucion qoftë si objekt, të paktën zënkat mos ndodhin afër qendrës së kulturës. Por më kot, aty kanë ndodhur rahje, zënka, vrasje të nxënësve, pikërisht në atë vend në afërsi të qendrës për kulturë.

Edhe pse në pjesën më të madhe qendra e Tetovës është e rregulluar me park dhe e mbjellur me lule që duhet të simbolizojë paqën dhe mirësjelljen megjithatë ajo është shëndëruar në shesh ku qërohen hesapet mes të rinjëve tetovarë.

Kryesisht zënkat ndodhin mes adoloshentëve, nxënës të shkollave dhe atyre që nuk janë në shkollë. Të pëktën mirësjellja e tyre duhet të jetë shembull për të tjerët, e në këtë rast shembull janë për të keq.Zënkat janë banale, shpesh herë për motive dashurie.
Djemt “Janë rahur për femra”. Ky është refreni që dëgjohet shpesh pas zënkave në sheshin e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Madje që ironia të jetë më e madhe, aty është qendra për kulturë, dhe në vend se të respektohet ky institucion qoftë si objekt, të paktën zënkat mos ndodhin afër qendrës së kulturës. Por më kot, aty kanë ndodhur rahje, zënka, vrasje të nxënësve, pikërisht në atë vend në afërsi të qendrës për kulturë.

Pothuajse zënkat janë bërë traditë, në vend se kultura të jetë traditë.

“ Shkollat janë për mesim dhe edukim dhe prej aty duhet të përcillet mesazhi se kulturë është të mos prishish rendin dhe qetësinë publike”, këto janë akuzat që drejtojnë qytetarët kur dëgjojnë për këta zënka, njofton Televizioni Koha.

Kështu edhe gjatë ditës së enjte rreth orës 18 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë në afërsi të qendrës për kulturë “Ilo Antevski Smok” është prishur rendi dhe qetësia publike ku tre të rinj janë përfshirë në një rahje. Në rrahjen në fjalë, lëndime të rënda trupore ka marrë 18 vjeçari (E.R) nga fshati Zhelinë i cili me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është dërguar në klinikat e Shkupit. Pjesëmarrës në zënke kanë qenë dy persona të tjerë nga fshati Pallaticë të moshës 17 dhe 18 vjeçare të cilët në prani të prindërve janë marrë në stacionin policor në Tetovë dhe në konsultim me prokurorin publik janë mbajtur për hetime të mëtutjeshme, transmeton Televizioni Koha.

Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit njofton policia. Ndryshe, nga Policia e Tetovës theksojnë se edhe kjo zënkë ka qenë për motive banale ndërsa apelojnë që të rrinjët të përmbahen dhe të mos përfshihen në zënka fizike.

Gazetar: Urim Hasipi – Tv Koha

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *