Home / Lajme / Maqedoni / Qendra Rea vizitoi fabrikën Ponika Plus (VIDEO)

Qendra Rea vizitoi fabrikën Ponika Plus (VIDEO)

Tetovë, 27 tetor – Qendra edukative parashkollore Rea sot ka realizuar vizitë në fabrikën e pijeve Ponika Plus në fshatin Sllatinë.

Nxënës të kësaj qendre nga afër janë njoftuar me procesin e punës në këtë fabrikë nga sigurimi i pemëve deri në shitje. Nga qendra Rea thanë se në procesin mësimor nxënësit njoftohen me stinën e vjeshtës ku bëhet vjelja e pemëve, ato më pas mund të bëhen reçele apo pije prandaj ne vizituam këtë qendër që nxënësit të njoftohen se si lëngjet e tyre të preferuara prodhohen.

Ndryshe qendra parashkollore Rea ka paralajmëruar se në ditën në vazhdim do të kryej vizita të këtilla edhe nëpër fabrika të tjera të cilat janë të parapara në plan program.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *