Home / Lajme / Rajon / Qeveri teknokratësh e specialistësh

Qeveri teknokratësh e specialistësh

6 tetor-Arritja e një marrëveshjeje kompromisi mes partive kryesore politike PDK-LDK-AAK, që së fundi e kanë ofruar zyrtarë të lartë të PDK-së shihet nga analistët politikë si mundësi reale e tejkalimit të krizës, por vetëm nëse për këtë insiston me një ndërhyrje konsistente edhe faktori ndërkombëtar.

0Share
1Tweet
0Share
Dështimi i vazhdimit të mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit në javën e kaluar më 2 tetor dhe mbledhja e nënshkrimeve nga koalicioni LAN për vazhdimin e seancës më 9 tetor, vlerësohet si një nga momentet kyçe që duhet të shfrytëzohet nga subjektet politike për të dalë nga bllokada gati katërmuajshe për ndërtimin e institucioneve të reja.

Arritja e një marrëveshjeje kompromisi mes partive kryesore politike PDK-LDK-AAK, që së fundi e kanë ofruar zyrtarë të lartë të PDK-së shihet nga analistët politikë si mundësi reale e tejkalimit të krizës, por vetëm nëse për këtë insiston me një ndërhyrje konsistente edhe faktori ndërkombëtar.

Sipas tyre, do të ishte e nevojshme që liderët aktualë të mos përfshihen në qeverisjen e re, por ajo të përbëhej nga specialistë dhe teknokratë të fushave të ndryshme. Njohësi i zhvillimeve politike në vend, prof.

Riza Smaka, e konsideron formulën e një kombinimi të një koalicioni PDK-LDK-AAK si një nga formulat më të qëndrueshme, por vetëm nëse faktori ndërkombëtar ndërhyn në këtë proces dhe liderët politikë i binden arsyes së interesit të stabilitetit të shtetit. /kosovasot/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *