Home / Lajme / Rajon / Qosja: E adhuroj ideatorin që e paraqiti flamurin prej qiellit

Qosja: E adhuroj ideatorin që e paraqiti flamurin prej qiellit

17 tetor-Sipas tij, Edi Rama, edhe pas ngjarjes duhet të shkojë në Beograd për të dëshmuar mençuri politike. E ndërsa ngjarja ka ngritur tonet nacionaliste, Qosja kujton se “isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdor këtë ide konkrete Serbia.

Nuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë, mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme, që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit.

Kështu shprehet akademiku Rexhep Qosja në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, lidhur me ngjarjen e 14 tetorit në Beograd. Për profesorin, ideja që kanë shqiptarët për bashkim erdhi prej qiellit. Ndërsa i sheh si raciste deklaratat e elitës politike serbe. Ai nuk është fort i kënaqur as me deklaratat eurforike të disa politikanëve shqiptarë, e mandej e sheh si të papranueshme deklaratën e sllovenes Maja Kociancic, apo atë të Michel Platini.

Sipas tij, Edi Rama, edhe pas ngjarjes duhet të shkojë në Beograd për të dëshmuar mençuri politike. E ndërsa ngjarja ka ngritur tonet nacionaliste, Qosja kujton se “isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdor këtë ide konkrete Serbia.

“Por, mua më shkaktoi adhurim për ata që e paraqitën përmes flamurit kombëtar dhe dy figurave madhështore kombëtare në të”, tha ai. /GSH/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *