Home / Lajme / Rajon / Rrezik për paga dhe bllokadë institucionale

Rrezik për paga dhe bllokadë institucionale

26 tetor-Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit në detyrë të Financave, ka theksuar për KosovaPress se nuk do të ketë asnjë problem sa i përket pagesës dhe pagave, si dhe shpenzimeve tjera për muajin janar dhe shkurt.

Ngërçi politik ka ndikuar në ekonominë e vendit, duke bërë që shumë investitorë të interesuar të largohen nga Kosova. E efektet e këtij ngërçi do të shihen më shumë në vitin 2015. Kështu pohojnë njohës të çështjeve ekonomike, sipas të cilëve mos konstituimi i institucioneve po i sjellë dëme vendit në shumë sektor.

Haki Shatri, ish ministër i Financave thotë për KosovaPress se dëmet nga qeverisja Thaçi janë më të mëdha, sa i përket mos zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve, se sa ky ngërç politik i krijuar së fundi në vend.

Sipas tij,qeverisja dhe zhvillimet në fushën e ekonomisë, në këto shtate -tetë vite, kanë qenë tepër dekurajuese dhe shqetësuese, e të cilat nuk e kanë shtyrë vendin përpara.

E sa i përket për dëmet që po i sjellë ekonomisë ky ngërç politik dhe vakumi institucional, ai thotë se dëmet më të mëdha, ekonomisë dhe standardit jetësor të kësaj popullsie, i kanë sjellë dy mandatet të qeverisjes Thaçi, se sa ky vakum institucional që është prezent tani në vend.

Shatri thekson se shumë investitorë janë tërhequr nga kjo situatë e krijuar. “Nëse kjo situatë vazhdon, ai thotë se shumë shpejtë mund të vie deri tek mbyllja e institucioneve, e ajo ditë sipas tij është 1 janari i vitit 2015-të, pasi që nuk ka ligj në fuqi që i autorizon shpenzimet publike për institucionet tona”.

Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit në detyrë të Financave, ka theksuar për KosovaPress se nuk do të ketë asnjë problem sa i përket pagesës dhe pagave, si dhe shpenzimeve tjera për muajin janar dhe shkurt.

Ndërsa, muaji mars i vitit 2015, sipas tij është koha kur paraqiten probleme dhe një bllokadë e tërësishme e pagesës së pagave dhe shpenzimeve. Por për dallim nga Shatri, ai thekson se shërbyesit civil, pagat e janarit dhe shkurtit të vitit 2015, do t’i marrin normalisht dhe me rritjen prej 25 për qind, e cila ka ndodhur gjatë vitit 2014-të.

Ndërkaq, Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike ka theksuar se efekti më i rëndë, do të filloi vitin e ardhshëm, jo vetëm për shkak të problemeve që do të ndërlidhen me buxhetin por edhe për shkak se shumë procese kanë ngecur në gjysmë, posaçërisht investimet kapitale të realizimit të disa projekteve. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *