Home / Lajme / Maqedoni / Rritet çmimi i ujit në Tetovë (VIDEO)

Rritet çmimi i ujit në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Xhelal Ceka thotë se rritja e çmimeve ka të bëjë me vendimin e sjellur nga ana e këshillit të komunës dhe i njëjti ka filluar të implementohet, transmeton Televizioni Koha.

Qytetarët e Tetovës prej këtij muaji kanë marrë në adresën e tyre faturat e ujit për pije dhe për mbeturinat me çmim të ri. Kështu që tani e tutje ata do të pagujnë më shtrenjtë ujin dhe mbeturinat. Me këtë rast qytetarët janë shprehur të revoltuar për këtë rritje në këtë kohë krize ekonomike e cila megjithatë sipas tyre do të dëmtojnë buxhetin familjarë, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Xhelal Ceka për Televizionin Koha thotë se rritja e çmimeve ka të bëjë me vendimin e sjellur nga ana e këshillit të komunës dhe i njëjti ka filluar të implementohet.

Ndryshe, vendimi për rritjen e çmimeve të ujit dhe mbeturinave është marrë në këshillin komunal më 24 korrik, ku në arsyetimin e rritjes së çmimit theksohej se ndryshimi i fundit i çmimit të faturës për mbeturina ka pësuar ndryshime në vitin 2001 kurse nëse atëherë është paguar 30 denarë pë një litër naftë, tash paguhet më shumë se 70 denarë për një litër kurse harxhimet më të mëdha ndërmarrjes i krijohen pikërisht nga transporti i mbeturinave, kurse për rritjen e pagesës për ujin vendimi është arsyetuar për pagesën e kredisë të KWA – Bankës Gjermane për vendosjen e orëmatësve si dhe vazhdimin e kredisë për në fazën e dytë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *