Home / Lajme / Maqedoni / Rritet lufta kundër tregtisë me drogë (VIDEO)

Rritet lufta kundër tregtisë me drogë (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Policia e Tetovës ka bërë të ditur se brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti në territorin që mbulon ky sektori janë konfiskuar 11 kilogram marihuanë, transmeton Televizioni Koha.

Përkatësisht sipas një raporti të policisë së Tetovës bëhet e ditur se në procedurë kundëravajtëse në territorin e Tetovës është marrë sasia vijuese e drogave 11397, 07 gram heroin që është rreth 11 kilogram.

Sipas policisë së Tetovës, në sferën e tregtisë së palejuar me drogë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014, janë zbuluar dhe paraqitur gjithsej 28 raste kurse në krahasim me vitin paraparak është rritur realizimi zbulues për 42 përqind dhe për këto janë vepra penale të kryera nga ana e 44 personave janë parashtruar 27 fletëparaqitje penale, transmeton Televizioni Koha.

“Sipas nomenklaturës së veprave dominojnë 28 vepra penale të prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike.Në procedurë kundërvajtëse në territorin e Tetovës është marrë sasia vijuese e drogave 11397.07 marihuanë, tablete ekstazi, 13 gram përzierje të marihuanës dhe duhanit, 0.7 gram heroinë, 260 gram përzierje të kafeinës dhe paracetamolit, 0.30 gram benzakoin. Në procedurën kundërvajtëse janë parashtruar 1 kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse të kryer nga ana e 1 personi për kundërvajtje me ç`rast janë konfiskuar 0.5 gram marihuanë”, qëndron në një raport të Policisë së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë sa i përket tregtisë së palejuar me armë dhe kontrabandë në gjysmën e parë të vitit 2014 gjithsej janë zbuluar janë 21 vepra penale ndërsa sipas policisë është rritur realizimi funksionit zbulues për 40 përqind.Si kryes të veprave janë paraqitur gjithsej 17 persona kundër të cilëve janë parashtruar gjithsej 13 fletëparaqitje penale.Në strukturën e veprave dominojnë armëmbajtja pa leje gjithsej 15 vepra penale dhe 6 vepra penale për kontrabandë, transmeton Televizioni Koha.

“Në procedurën penale në territorin e Tetovës janë marrë 8 pistoleta, 272 copë municion, një pushkë, një thikë, dy pushkë automatike, katër karrikatorë me plumba, një pushkë gjuetie, 5 korniza, një gjuajtës raketor dore, një granatë dore për gjuajtje me dorë, një minë, 26 patronë të shkrepur, pesë gëzhoja të shkrepura dhe 5676 copë fishekzjarre.Gjatë vitit të kaluar në gjykata themelore e Tetovës janë parashtruar 8 kërkesa për nisje të procedurës kundërvajtëse kundër 8 personave fizik për shkaktimin e tetë kundërvajtjeve sipas ligjit për armë.Në procedurë kundërvajtëse sipas ligjit për armë janë konfiskuar edhe tre thika,tre pistoleta, 35 copë municion dhe 1 boks metali”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *