Home / Lajme / Maqedoni / Rritja e gjobave revolton tetovarët (VIDEO)

Rritja e gjobave revolton tetovarët (VIDEO)

Tetovë, 02 tetor – Ministria e Punëve të Brendëshme sërish është duke përgatitur rritjen e gjobave për mosrespektimin e rregullave ligjore në trafik qytetarët e Tetovës shprehen të revoltuar për rritjen e dënimeve për shkak të standardit të ulët të qytetarëve dënimet janë drakonike, njofton Televizioni Koha.

Ministria e Punëve të Brendëshme sërish është duke përgatitur rritjen e gjobave për mosrespektimin e rregullave ligjore në trafik, masë kjo me anë të së cilës do të rritet gjoba sërish për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar për qarkullimin e automjeteve, pastaj për bisedë me celularë duke lëvizur makinë si dhe për shkak të mos-mbajtjes së rripit të sigurisë, njofton Televizioni Koha.

Qytetarët e Tetovës të cilët u anketuan nga Televizioni Koha shprehen të revoltuar për rritjen e dënimeve për shkak të standardit të ulët të qytetarëve dënimet janë shumë të larta.

Nga Ministria e Punëve të Brendëshme parashohin rritje të gjobave dhe dënimeve për mos përdorim të ripit të sigurisë, vozitje në gjendje të alkoolizuar, dhe kalim në ngjyrëne kuqe kur në semafor është e ndezur ngjyra e kuqe.

“ MPB-ja parasheh gjoba më të larta për shoferët të cilët nuk do të respektojnë rregullat ligjore të komunikacionit. Për tejkalimin e shpejtësisë së kufizuar, edhe atë me mbi 50 km/h, gjoba do të jetë 500 euro ”, ka potencuar Ivo Najdovski, inspektor i MPB-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *