Home / Lajme / Maqedoni / SÇE-ja prezanton programet e unionit

SÇE-ja prezanton programet e unionit

27 tetor-Në prezantim fjalim të vetin do të kenë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Velimir Stojkoski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Darko Dimitrov.

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) në bashkëpunim me Mistrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, sot në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, e fillon serinë e prezantimeve me temë “Programet e Unionit” dhe “Bursat Gabriella Konevska Trajkovska”, qëllimi i së cilës është informimi rreth programeve të Bashkimit Evropian, si dhe për bursat që u qëndrojnë në dispozicion studentëve të Republikës së Maqedonisë.
Në prezantim fjalim të vetin do të kenë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Velimir Stojkoski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Darko Dimitrov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *