Home / Lajme / Maqedoni / Së paku 10 fëmijë të lënduar në aksident në afërsi të Veleshtës

Së paku 10 fëmijë të lënduar në aksident në afërsi të Veleshtës

8 tetor-Dy nga fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të rënda menjëherë janë transferuar në qendrën mjekësore “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa 8 të tjerët të cilët kanë lëndime të lehta trupore janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Strugë.

Dhjetë fëmijë janë lënduar, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14.30 në afërsi të fshatit Veleshtë, njofton Ohridnews.
Në aksident është përfshirë një furgon i linjës Llabunishtë – Strugë i cili është përplasur me një kamion mallrash në hyrje të Veleshtës. Dy nga fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të rënda menjëherë janë transferuar në qendrën mjekësore “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa 8 të tjerët të cilët kanë lëndime të lehta trupore janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Strugë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *