Home / Lajme / Maqedoni / Seanca të disa komisioneve kuvendore

Seanca të disa komisioneve kuvendore

28 tetor-Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë do të shqyrtohet në Komisionin për punë dhe politikë sociale.
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, si dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale, të Ligjit për zona teknologjike-zhvillimore industriale dhe të Ligjit për zona industriale – të gjelbra, të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë do të shqyrtohet në Komisionin për punë dhe politikë sociale.
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal dhe të Ligjit për menaxhim me pronën e sekuestruar, dobinë pronësore dhe sende të konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, të dyja me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë janë në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *