Home / Lajme / Rajon / Sekretet e EULEX-it në duart e Serbisë

Sekretet e EULEX-it në duart e Serbisë

31 tetor-Për këtë kanë qenë të njoftuar zyrtarët më të lartë të këtij misioni nga prokurorja Maria Bamieh, shkruan Koha Ditore, në vazhdimin e pestë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta të korrupsionit në EULEX

Informacione sekrete të EULEX-it kanë përfunduar në zyrat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Serbisë (BIA).

Për këtë kanë qenë të njoftuar zyrtarët më të lartë të këtij misioni nga prokurorja Maria Bamieh, shkruan Koha Ditore, në vazhdimin e pestë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta të korrupsionit në EULEX.

Në kuadër të raportit për korrupsion në këtë mision, prokurorja Bamieh i kishte shkruar shefit të komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, se informacione të ndjeshme kishin rrjedhur nga misioni, por nuk ishin kryer hetime për shkak se paraardhësi i Bonfiglit, Alberto Perduca, kishte thënë se “mund të hidhërohen serbët”.

Bamieh, prokurore britanike që në EULEX ka qenë prej fillimit të këtij misioni, kishte shkuar personalisht te Berduca për ta njoftuar atë për këto informacione. /koha/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *