Home / Lajme / Rajon / Serbët: A e njohu Putin pavarësinë e Kosovës?

Serbët: A e njohu Putin pavarësinë e Kosovës?

26 tetor-Ai ka rikujtuar për të drejtën e popujve për vetëvendosje në bazë të Kartës së OKB-së, duke shprehur habinë se si në rastin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës “e bardha u quajt e bardhë”, kurse në rastin e ngjashëm me Krimenë “u quajt e zezë”.

Zyrtarët serbë nuk shohin asgjë të keqe në deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus Vladimir Putin, ku në njëfarë mënyre e njeh pavarësinë e Kosovës, duke e barazuar rastin e Krimesë me atë të Kosovës.

Gjatë një konference për media në Moskë, Putin ka deklaruar se Krime është pjesë e Ukrainës, e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe Kosova, ka mbajtur referendum dhe ka miratuar deklaratën e pavarësisë.

Ai ka rikujtuar për të drejtën e popujve për vetëvendosje në bazë të Kartës së OKB-së, duke shprehur habinë se si në rastin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës “e bardha u quajt e bardhë”, kurse në rastin e ngjashëm me Krimenë “u quajt e zezë”.

Portali serb “Blic” shtron pyetjen se si duhet tani të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës.

Sipas këtij portali, politikanët në Beograd thonë se pavarësisht kësaj deklarate të presidentit Putin është i qartë qëndrimi rus karshi Kosovës dhe se “Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *