Home / Lajme / Rajon / Serbët e veriut protestojnë kundër EULEX-it

Serbët e veriut protestojnë kundër EULEX-it

7 tetor-“Protesta do të mbahet për shkak të akuzave të pabazuara që ngrihen ndaj serbëve, si dhe në shenj pakënaqësie me aktivitetet e EULEX-it drejtuar kundër të drejtave themelore të njeriut”, kanë thënë burimet.

Qytetarët serbë të veriut do të protestojnë të martën nga ora 9:30 para gjykatës në veri të Mitrovicës kundër EULEX-it, në shenjë pakënaqësie me përpjekjet e këtij misioni për t’i arrestuar ish kryetarin e Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, si dhe kryetarin aktual të kësaj komune, Stevan Vulloviq.

Sipas burimeve të Kosovapress, në këtë protestë do të marrin pjesë edhe shumë nga ish pjesëtarët e MUP-it serb nga veriu.

“Protesta do të mbahet për shkak të akuzave të pabazuara që ngrihen ndaj serbëve, si dhe në shenj pakënaqësie me aktivitetet e EULEX-it drejtuar kundër të drejtave themelore të njeriut”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, pothuajse në të njëjtën kohë, sot në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës që ndodhet në veri, është paraparë që rreth orës 10:00 të mbahet vazhdimi i seancës gjyqësore në rastin Drenica 1. /KP/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *