Home / Lajme / Rajon / Serbia ultimatum Shqipërisë (VIDEO)

Serbia ultimatum Shqipërisë (VIDEO)

Federata Serbe ka lëshuar edhe një ultimatumin “Nëse nuk dorëzohet një liste me emrat e tifozëve, shqiptaret nuk do te hyjnë ne Serbi” Miliovoj i ka hedhur edhe me shume benzine zjarrit duke deklaruar se nëse tifozët shqiptare do te djegin flamurin serb ata do te arrestohen, do te shkojnë përpara gjykatës dhe me pas do te burgosen, transmeton Televizioni Koha.

Përpara ndeshjes ne fushën e lojës mes kombëtares shqiptare te futbollit dhe asaj te Serbisë, duket se përballja me tone aspak sportive ka nisur prej ditësh mes federatave te dy vendeve. Deklarata me e fundit vjen nga komisioneri për sigurinë ne federatën serbe.

“Nëse nuk dorëzohet një liste me emrat e tifozëve, shqiptaret nuk do te hyjnë ne Serbi” thuhet nga Federata Serbe, transmeton Televizioni Koha.

Kjo përgjigje ishte reagim pas shkresës zyrtare te Federatës Shqiptare te Futbollit dërguar homologeve serbe. Federata jone u shpreh se nuk plotësonte dot kushtin për te listuar emrat dhe te dhënat personale te çdo tifozi, prandaj kërkonte bileta pa kushte.
Argumentet e palës serbe janë se nëse nuk ka informacion për tifozët qe do te ndjekin takimin, atëherë ne stadium mund te hyjnë edhe agresore apo kriminele lufte. Madje ka edhe aludime ne mediat serbe se Shqipëria mund te dërgoje qëllimisht persona nacionaliste për te provokuar situatën.

Federata Serbe ka lëshuar edhe një ultimatumin se nëse deri te premten FSHF nuk dërgon emrat e mbajtësve te biletave gjë qe është ne linje me rregullat e UEFA-s, nuk mund te garantohet siguria e tifozëve shqiptare dhe me këtë gjë do te merren autoritetet.

Miliovoj i ka hedhur edhe me shume benzine zjarrit duke deklaruar se nëse tifozët shqiptare do te djegin flamurin serb ata do te arrestohen, do te shkojnë përpara gjykatës dhe me pas do te burgosen. Takimi i 14 tetorit ne stadiumin e Partizanit ne Beograd paraqet një rrezikshmëri te larte për vete marrëdhëniet nene histori. Federata serbe i trembet përplasjeve të dy tifozerive duke këmbëngulur sidomos qe te mos ketë tifozë nga Kosova, por vetëm nga Shqipëria ne ketë ndeshje.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *