Home / Lajme / Rajon / Sërbi:Për 24 orë 6 sulme ndaj shqiptarëve

Sërbi:Për 24 orë 6 sulme ndaj shqiptarëve

17 tetor-Pas raportimit të ngjarjeve në Vojvodinë, ka reguar Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Dikasteri i diplomacisë shqiptare i është drejtuar autoriteteve zyrtare të Serbisë, me kërkesën për të marrë masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre.

Lokale dhe furra buke në pronësi të shqiptarëve nga Kosova janë sulmuar natën mes së enjtes dhe së premtes nga grupe huliganësh në krahinën e Vojvodinës. Nga informacionet e fundit mësohet se persona të panjohur kanë djegur një furrë buke, ndërsa kanë dëmtuar edhe një dyqan tjetër të tipit fast food. Furra “Aspek” është djegur nga hedhja e një bombe molotov dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët që kishin përfshirë dyqanin. Policia serbe ka bërë të ditur se është në dijeni të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve. Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në Novi Sad, një grup huliganësh ka hyrë në një furrë buke të quajtur “Evropa”, ku punojnë punonjës serbë dhe hungarezë, duke i sulmuar ata verbalisht dhe duke thyer xhamat e dyqanit. Sulmin e kanë dënuar autoritetet lokale, ato të qytetit dhe të opozitës, por edhe shoqëria civile dhe Avokati i Popullit. Dy ditë më parë, siç është bërë e ditur, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi u sulmuan tri lokale të tjera, në qytetin e Somborit, Stara Pazova dhe në Novi Sad, ku janë hedhur edhe bomba. Në këto incidente nuk ka pasur të lënduar.Pas raportimit të ngjarjeve në Vojvodinë, ka reguar Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Dikasteri i diplomacisë shqiptare i është drejtuar autoriteteve zyrtare të Serbisë, me kërkesën për të marrë masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre.“Aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare”, – thuhet në deklaratën e Ministrisë sonë të jashtme.Ajo kërkon vënien përpara përgjegjësisë së autorëve të akteve të tilla të dënueshme, jo vetëm në zbatim të ligjit, por edhe si provë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve. Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës u shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës”, – mbyll reagimin Ministria e Punëve të Jashtme. Ngjarje të caktuara shqetësojnë për shkak se krijojnë pasiguri të madhe tek njerëzit. Rajoni ynë ende ka nevojë për një besimi më të madh, komunikim dhe shembujt pozitivë. Këtë e deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisëm Gjorge Ivanov, duke komentuar ngjarjen në Beograd që ka ndodhur gjatë ndeshjes sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për pasojat që dolën nga ajo ndeshje.Mesazhin, presidenti i Maqedonisë e dërgoi pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në margjinat e Forumit Kran Montana në Gjenevë.Ngjarjet që janë në dobi të rajonit, nënvizoi presidenti i Maqedonisë nevojitet të shfrytëzohen për përhapje të besimit dhe bashkëpunimit më të madh mes popujve që jetojnë në Ballkan, për shkak se të gjithë i pret një e ardhme e njëjtë.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *