Home / Lajme / Rajon / Shkëlqejnë në Kosovë aktorët tetovarë

Shkëlqejnë në Kosovë aktorët tetovarë

28 tetor-
Aktori më i mirë i festivalit u shpall, Adrian Aziri nga Tetova, i cili rrëmbeu çmimin “Ismajl Rama” për rolin e tij kompleks në shfaqjen “Vdekja aksidentale e një anarkisti”. Këtij iu nda edhe çmimi i gazetarëve për rolin më të mirë, të cilin e ndanë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha ” i Ferizajt.

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i 44-të i Festivalit të Teatrove të Kosovës, i cili mbahet në Ferizaj, në të cilin për shtatë ditë rresht në skenë u ngjitën shtatë shfaqje të ardhura nga të gjitha viset shqiptare.

Shfaqja e Tetarit të Tetovës “Vdekja aksidentale e një anarkisti” e Dario Fo, në regji të Kushtrim Bekteshit, mori çmimin e shfaqjes më të mirë të Festivalit. Juria profesionale në përbërje, Agim Sopi, Igballe Qena, Agron Shala, Bardh Frangu dhe Mevlan Saraqi, ndanë edhe shpërblimet tjera, shkruan Koha.

Aktori më i mirë i festivalit u shpall, Adrian Aziri nga Tetova, i cili rrëmbeu çmimin “Ismajl Rama” për rolin e tij kompleks në shfaqjen “Vdekja aksidentale e një anarkisti”. Këtij iu nda edhe çmimi i gazetarëve për rolin më të mirë, të cilin e ndanë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha ” i Ferizajt.

Aktorja më e mirë e festivalit u shpall Linda Kosumoviç, e cila mori çmimin “Adriana” për rolin e saj në shfaqjen “Ekspozita” e Tetarit Dodona. Regjisori më i mirë i festivalit u shpall Dimitar Elenov, për regjinë në shfaqjen Dramës Shqipe të Kumanovës “Darka e Budallenjve” të Frensis Veber.

Ndërsa, Teuta Ajdini, mori çmimin për rolin më të mirë episodik në shfaqjen “Personi i Dyshimtë”, Zamira Kida nga Teatri “A.Z Cajupi” i Korçës, mori çmimin për rolin dytësor më të mirë dhe aktorët Bujar Ahmeti dhe Arsim Fazliu, ndanë çmimin për rolin e dytësor të mashkullit.

Ajo që vlen të përmendet si e veçantë e këtij festivali ishte numri i madh i shikuesve. Sipas organizatorit, gjatë këtyre shtatë ditëve pjesëmarrja e shikuesve ka qenë rekorde dhe i ka kaluar të gjitha parashikimet.

U tha se mbi 3000 shikues i kanë përcjell këto shfaqje, ndërsa në natën e fundit pothuajse ka qenë i barabartë numri i atyre që kanë qenë brenda dhe atyre që kanë pritur jashtë për të siguruar një vend në sallën e teatrit.

Festivali i sivjetmë i Teatrove të Kosovës, në konkurrencë ka pasur shtatë shfaqje zhanresh të ndryshme. Festivalin gjatë tërë kësaj kohe e kanë përcjellë edhe shumë aktivitete kulturore, duke filluar nga debatet, ekspozitat me punime artistike e deri te mbrëmjet muzikore.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *