Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija Boks në vend të tret në Maqedoni (VIDEO)

Shkëndija Boks në vend të tret në Maqedoni (VIDEO)

Përfundoi Kampionati ekipor dhe individual i Maqedonisë për sezonin 2014. Për herë të dytë radhazi KB Shkëndia boks me medalje të bronztë.

KB Shkëndia boks dhe KB Shkupi më të suksesshme nga 12 skuadrat e ligës së pare të Maqedonisë Liga Bargala, Skuadra “Shkëndia boks”edhe pse kishin mungesë të mjeteve, fitoi medaljen e bronzit.

Në kampionatin individual Shpend Gafuri fiton një medalje të artë në grupmoshat kadet pasha 50 kg. Nga kampionati i boksit që u mbajt në Shtip boksierët e klubit Shkëndija BOX nga Tetova u kthyen me sukses të madh falë boksireit Shpend Gafuri. Ai thekson se në një garë mjaft të rëndë ka arritur këtë sukses të madh.

Edon Jonuzi zuri vendin e tretë, pasha +81 kg, në grupmoshat junior Besar Garipi pasha 60Kg. Vendi i tretë i takoi boskierit Aliu kurse Lulzum Bajrami mori vendin e dytë.

Për trajnerin e klubit të boksit Shkëndija, edhe pse ky klub ka lojtarë më të mirë nga të gjithë klubet e boksit është duke punuar me kushte të vështira dhe padrejtësit gjatë ndeshjeve e ka bërë që ky klub të mos mer vendin e parë.

Këtë medalje stafi i klubit ia dedikon të ndjerit ish trajnerit Enver Shabani, i cili dha një kontribut të madh për klubin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *