Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija dënohet me 4 mijë euro

Shkëndija dënohet me 4 mijë euro

8 tetor-Siç bëjnë të ditur nga FFM-ja, “kuqezinjtë” do të duhet të paguajnë 2.500 euro për fishekzjarrët e hedhura, sharjet dhe goditjes me gurë të portierit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë dhe 1.500 euro të tjera për ndodhitë në takimin e xhiros së 9 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë me Teteksin

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e saj të rregullt e cila u mbajt dje, ka shqiptuar dënimet për KF Shkëndija, FC Shkupin dhe KF “Skopje”, ndërkohë masë disiplinorë është ngritur edhe ndaj KF Vardar për incidentin me Pelisterin, në ndeshjen e cila u zhvillua javën e kaluar.

Më keq nga skuadrat e lartpërmendura ka kaluar skuadra tetovare, e cila është dënuar me 4 mijë euro. Siç bëjnë të ditur nga FFM-ja, “kuqezinjtë” do të duhet të paguajnë 2.500 euro për fishekzjarrët e hedhura, sharjet dhe goditjes me gurë të portierit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë dhe 1.500 euro të tjera për ndodhitë në takimin e xhiros së 9 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë me Teteksin, gjithashtu për sharje në baza nacionale dhe ndezje të fishekzjarrëve.

Ndërkohë, anëtari i Ligës së Dytë, Shkupi, në konton e FFM-së do të duhet të paguajë 750 euro për gjuajtjet e gjë sendeve në fushë në takimin e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë me Teteksin.

KF ‘Skopje’ dënohet me 850 euro për shkak të sharjeve dhe ofendimeve të personave zyrtarë të FFM-së në ndeshjen me Euromilkun dhe një xhami të thyer të automjetit të skuadrës së Vllazërimit (Vrapçishti). Procedurë Disiplinore është ngritur kundër Vardarit, për shkak të ndodhive në takimin e xhiros së 10-të me Pelisterin, kur u drejtuan sharje dhe ofendime në adresë të drejtuesve të FFM-së. (gazeta koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *