Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija gjen rrugën e fitoreve

Shkëndija gjen rrugën e fitoreve

26 tetor-Pas dy disfateve kundër Vardarit tashmë Shkëndija është rikthyer tek fitoret.

Ekipi i Shkëndijës sot ka arritur që të shënojë fitore kundër horizont Turnovës në minutën e 68 takimit me një gol të shënuar nga Bojan Vrucina. Pas dy disfateve kundër Vardarit tashmë Shkëndija është rikthyer tek fitoret. Teteksi pësoi disfatë në teren të vet kundër Rabotnickit me rezultat 1 me 5, Metalurg Pelister luajtën barazim pa gola dhe Vardari shënoi fitore minimale kundër Bregallnicës me rezultat 1-0.
Renova dhe Sileksi kanë barazuar 2:2 në ndehsjen e parë të xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ndeshja u zhvillua dje me fillim në orën 14:30, ndërsa një një përballje interesante në fund skuadrat ndanë nga një pikë. Sileksi kaloi në epërsi në pjesën e parë kur Nedelkoviq në minutën e 28-të shënoi në portën e vendasve, ndërsa Renova arriti të barazojë në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 49-të kur Izair Emini mposhti Trajçe Nikovin. Sileksi nuk u dorëzua dhe në minutën e 65-të sërisht shef veten në avantazh, tani 1:2 pas golit të Georgievit. Xhepçishtasit sërisht u vunë në ndjekje të disavantazhit dhe arritën të barazojnë në 2:2 në minutën e 72-të, me anë të Gjorgji Mojsovit. Tre minuta më vonë Mexhit Neziri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja me të kuq, ndërsa me 10-të futbollistë në teren Renova nuk arriti deri në fund që të kërkojë golin e fitores, duke u detyruar të kënaqet me një pikë nga kjo ndeshje ku kishte llogaritur në fitore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *