Home / Sport / Shkëndija pëson disfatë nga Vardari në Tetovë

Shkëndija pëson disfatë nga Vardari në Tetovë

19 tetor-
Por deri në fund edhe pse kishin disa raste për të shënuar shkëndija nuk arriti që të barazojë rezultatin. Për shkaqe sigurie ekipi i SHkëndijës dhe Vardarit janë dakorduar që në ndeshjet mes tyre të mos udhëtojnë tifozë mysafirë.

Ekipi i Shkëndijës ka pësuar disfatë sot në Tetovë, në ndeshjen kundër Vardarit me rezultat 1-2. Mijëra tifoz ishin prezent sot në stadiumin e qytetit në Tetovë për të përkrahur ekipin e Shkëndijës, ndërsa Ballistët kishin përgatitur edhe mesazhe të qarta për UEFA, duke treguar fotografi nga dhuna ndaj futbolliustëve shqiptarë në Srëbi dhe djegiet e flamurit kombëtarë. Mesazhi për UEFAn ishte , “Ata janë Kanceri i Europës,UEFA a doni më shumë”. Ndonëse gjatë gjithë ndeshjes ekipi tetovar ka pasur shumë raste dhe ëprkrahjen e Ballistëve megjkithatë në fund nuk arriti që të mer as edhe një pikë në momentet kur mungonin edhe tifozët e Vardarit Komitët, raporton Tv Koha.

Ndeshja filloi me sulme të SHkëndijës, por kjo nuk rezultoi me sukses, kurse golin e parë mysafirët e shënuan në minutën e 6 të takimit përmes futbollistët Petkovski. Nuk kishin kaluar as dhejtë minuta nga ndeshja, Grnçariv shënon edhe një gol për mysafirët, shok i vërtetë për futibollistët tetovarë dhe për mijëra shikues në tribunat e stadiumit në Tetovës. Tashmë rezultati ishte 0-2 në të mirë të mysafirëve. Gjatë ndeshjes Shkëndija e morri veten dhe disa herë sulmoi por ishte e kotë.Madje kishte edhre raste të dyshimta për penallti por referi kryesor nuk akordoi 11 metërsh. Që ndeshja të merr tatëpjetzën për Shkëndijën në minutën e 24 futbollisti Mitrov mer karton të kuq .Tashmë tutje Shkëndija duhej të vazhdonte me 10 futbollistë në fuishë dhe një handikap i madh. Shpresat për një pikë u rritën në minutën e 74 kur futbollisti Imeri shënon gol për Shkëndijën për një gëzim të madh të tifozëve, njofton Tv Koha.

Por deri në fund edhe pse kishin disa raste për të shënuar shkëndija nuk arriti që të barazojë rezultatin. Për shkaqe sigurie ekipi i SHkëndijës dhe Vardarit janë dakorduar që në ndeshjet mes tyre të mos udhëtojnë tifozë mysafirë.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate, Bregallnica Teteks 4-1, dhe Sileks Metalurg 2-1.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *