Home / Lajme / Rajon / Shkojnë Rompuy dhe Barroso

Shkojnë Rompuy dhe Barroso

26 teto-Kurrë nuk kam pasur në jetën time ndjesinë e të qenurit i pazëvendësueshëm. Kanë ekzistuar Këshilla Europianë para meje dhe do të vazhdojnë të organizohen edhe pa mua. Nga dhjetori, unë do të jem mbështetësi i parë i vendimeve tuaja. Një spektator i angazhuar. Uroj të fryjë erë e mbarë për Donaldin dhe Jean Claude.

Presidenti i parë i Unionit pas traktatit të Lisbonës, Herman Van Rompuy dhe kryetari 10-vjeçar i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso largohen nga Brukseli me dy pjata porcelani dhe fotografinë familjare të 28 shteteve anëtare.

Dhuratat iu dorëzuan në përfundim të samitit të fundit europian nga përfaqësuesja më e vjetër në tryezën e udhëheqësve europianë, kancelarja gjermane Merkel.

“Jose Manuel, një dekade! Është një kohë e gjatë në të cilën ju shkruat historinë e Europës. Ju do të mbyllni mesazhet tuaja në Twitter, që i nisët me sloganin tuaj ‘Le të ndërtojmë bashkë Europën’. Ndaj ne menduam këtë për dhuratën tuaj, sipas rregullave strikte për atë që duhet pranuar. Duhet të ishte diçka që nuk konsumohej për t’u kujtuar dhe zgjodhëm porcelanin. Është një pjatë me sloganin tuaj dhe gjithë firmat tona.

I dashur Herman, keni thënë një herë se ‘anija e dëmtuar e Europës duhej riparuar në mes të stuhisë në det të hapur’ dhe ju bëtë më së pari këtë. Për këtë arsye ju them se neve ndoshta nuk do të na mungojnë ato stuhi, megjithëse jemi të sigurtë se ato do vijojnë të vijnë, por neve do të na mungoni ju si timonier.

Na treguat se keni një hobi, që me siguri do t’i ktheheni me më shumë intensitet tani. Jeni një poet dhe shkruani poezi haiku. Për këtë arsye kemi zgjedhur për pjatën tuaj haikun që ju keni shkruar për fillimin e Presidencës tuaj në Këshillin Europian: “Një kurorë yjesh, tërbohet në detin blu, e bashkuar përgjithmonë” dhe të gjithë kemi nënshkruar gjithashtu. I nderuar Herman, i dashur Jose Manuel, me gjithë zemër themi: Ju faleminderit dhe ju urojmë gjithë të mirat”, u shpreh Merkel në fjalën e saj.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që ishit shokë në këtë aventurë, sepse nuk ishte e lehtë në disa momente. Dua të përmbyll këtë moment me falenderimet ndaj Herman, sepse gjatë 5 viteve të fundit ai ishte uni im i dytë. Një fjalë kam për zotin Junker: shpresoj se ju do ta mbështesni atë po aq sa mua, ose edhe më shumë, sepse sfidat globale që vijnë janë edhe më të vështira për t’u trajtuar”, tha nga ana e tij Barroso.

“Të dashur kolegë, faleminderit të gjithëve e në veçanti Angelës për fjalët e saj të dashura, sepse foli në emrin tuaj, por erdhën personalisht prej saj. Politika është treg i ashpër, por ekziston besnikëria, besimi, respekti e kështu me radhë. Unë i kam marrë këto këtu dhe i kam kthyer gjithashtu.

Kjo është një periudhë e veçantë për mua. Nuk po i vjen fundi vetëm mandatit tim, por dhe jetës sime publike e politike, që mbushi pjesën më të madhe të jetës sime. Ndaj nuk është një lamtumirë. Kjo është lamtumira. Sigurisht, ka një jetë pas politikës, por ka dhe një nostalgji të pashmangshme në çdo etapë të re të jetës.

Kurrë nuk kam pasur në jetën time ndjesinë e të qenurit i pazëvendësueshëm. Kanë ekzistuar Këshilla Europianë para meje dhe do të vazhdojnë të organizohen edhe pa mua. Nga dhjetori, unë do të jem mbështetësi i parë i vendimeve tuaja. Një spektator i angazhuar. Uroj të fryjë erë e mbarë për Donaldin dhe Jean Claude.

Ka shumë projekte të hapura për Europën. Ne shmangëm një katastrofë: shkatërrimin e Eurozonës. Ndonjëherë është po aq e rëndësishme shmangia e së keqes, sa do të ishte dhe veprimi i duhur. Largohem me ndjenjën se bëra çfarë munda. Sigurisht, do të më mungojë kjo zyrë e lartë.

Do t’ju humbas juve, por kjo zbutet nga ndjesia e ndërgjegjes së pastër, pavarësisht se e di që ende mbetet shumë për t’u bërë. Ju uroj më të mirën, pavarësisht se nga cili vend vini dhe se kujt partie i përkisni. Ju ecët mbarë për gjithçka. Lamtumirë, por jo mirupafshim”, tha më tej Van Rompuy, transmeton tch.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *