Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla ekonomike në Tetovë realizoi aksion për dhurimin e gjakut (VIDEO)

Shkolla ekonomike në Tetovë realizoi aksion për dhurimin e gjakut (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Qëllimi i këtij aksioni është që të plotësohen nevojat e pacientëve në spitalin Klinik të Tetovës. Ky aksion do të vazhdojë edhe në shkollat tjera dhe në universitetet në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Reparti i Transfuzionit pranë spitalit klinik në Tetovë sot ka zhvilluar një aksion për dhurim të gjakut në shkollën e mesme ekonomike 8 shtatori në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Qëllimi i këtij aksioni është që të plotësohen nevojat e pacientëve në spitalin Klinik të Tetovës. Mjeku Irfan Baftjari nga reparti i Transfuzionit thotë se sot jemi të kënaqur më organizmin e këtij aksioni në bashkëpunim me drejtoreshën e kësaj shkolle ku deri në mesditë janë paraqitur rreth 50 dhurues të gjakut, transmeton Televizioni Koha.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në shkollat tjera dhe në universitetet në Tetovë, dhe me këto aksione sipas Mjekut Baftjari plotësohen nevojat e Spitalit Klinik të Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *