Home / Lajme / Maqedoni / Shoping deri në mesnatë dhe çmime deri në gjysmë në Palma Mall

Shoping deri në mesnatë dhe çmime deri në gjysmë në Palma Mall

01 Tetor – Palma Mall, qendra më e madhe tregtare në pjesën perëndimore të Maqedonisë, nga 2 deri më 4 tetor, përsëri do t’u mundësojë blerësve të Tetovës dhe vendbanimeve përreth një kohë të vazhduar për shoping

„Përsëri e vazhdojmë orarin e punës dhe i hapim dyert e salloneve të shitjes, të restorantit, të qoshqeve për ushqim dhe të pije dhe të supermarketit me qëllim që t’u mundësojmë të gjithë qytetarëve një kohë të vazhduar për shoping dhe blerje të prodhimeve dhe ushqimeve për amvisëritë e tyre me çmime të zbritura. Në këtë mënyrë, gjithashtu e kremtojmë edhe festën e madhe myslimane Kurban Bajram, sepse bukuria e festës është në shpërndarjen e gëzimit lumturisë dhe momenteve të lumtura, por edhe në aktualizimin e humanizmit me ndarjen e të gjitha gjërave me ata të cilët kanë më pak” – deklaruan nga Palma Mall.
– Palma Mall, qendra më e madhe tregtare në pjesën perëndimore të Maqedonisë, nga 2 deri më 4 tetor, përsëri do t’u mundësojë blerësve të Tetovës dhe vendbanimeve përreth një kohë të vazhduar për shoping. Shitoret, objektet hotelierike dhe supermarketi që do të punojnë prej orës 10 të mëngjesit deri në mesnatë, do të ofrojnë prodhime të shkëlqyeshme të brendeve të njohura me zbritje atraktive.
„Përsëri e vazhdojmë orarin e punës dhe i hapim dyert e salloneve të shitjes, të restorantit, të qoshqeve të ushqimit dhe të pijeve dhe të supermarketit me qëllim që t’u mundësojmë të gjithë qytetarëve një kohë të vazhduar për shoping dhe blerje të prodhimeve dhe ushqimeve për amvisëritë e tyre me çmime të zvogëluara. Në këtë mënyrë, njëkohësisht e shënojmë edhe festën e madhe myslimane Kurban Bajram, sepse bukuria e saj është në ndarjen e lumturisë dhe momenteve të gëzuara, por edhe në aktualizimin e humanizmit me ndarjen e të gjitha gjërave me ata të cilët kanë më pak. Me zbritjen e çmimeve, brendet që gjenden në Palma Mall, kontribuojnë që blerësit të kenë një qasje më të lehtë deri te prodhimi i dëshiruar”, deklaruan nga Palma Mall.
Rreth 30 pika të shitjes që gjenden në Palma Mall, gjatë këtyre ditëve do t’i ofrojnë prodhimet e tyre me çmime të zvogëluara deri në 50 për qind, e krahas çmimeve atraktive, do t’i prezantojnë edhe koleksionet më të reja për sezonin vjeshtë/dimër të vitit 2014/2015. Palma Mall për herë të dytë ndërmerr një aksion të tillë dhe përveç zbritjeve të shumta, të gjithë vizitorëve u paralajmëron ditë të mbushura me argëtim dhe befasi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *