Home / Lajme / Rajon / Shpend Ahmeti porosi Ramës: Mos shko në Beograd

Shpend Ahmeti porosi Ramës: Mos shko në Beograd

15 tetor – Kryetari i Komunës së Prishtinës, shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e qeverisë dhe njerëzve të pozicioneve të ndryshëm të Serbisë pas incidentit të mbrëmshëm gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në Beograd treguan se nuk janë të gatshëm për përmirësim të raporteve.

Duke u krenuar me lojën dhe veprimet e futbollistëve shqiptar, Ahmeti i ka ftuar ata që të vijnë në Prishtinë për vizitë pasi që sipas tij do të gëzonin shumë njerëz.

Ahmeti po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të mos e vizitoj Beogradin.

Më poshtë lexoni të plotë shkrimin e Shpend Ahmetit:

Duke lexuar lajmet mbi ngjarjet e mbrëmshme dhe duke parë deklaratat e qeveritarëve në Serbi sot në mëngjes, më duhet ti them ca fjalë.

1. Tifozët shqiptarë nuk ishin lejuar në stadiumin e Partizanit në Beograd.
2. U deklarua se kushdo që do të valojë simbolet kombëtare shqiptare do të arrestohet në Beograd
3. Stadiumi ishte i mbushur me mesazhe politike, jo vetëm me flamuj kombëtar zyrtarë serb, pra në të gjitha anët ishte e shkruar “Kosova është Serbi” dhe poashtu parulla të tjera që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Kroacinë
4. Gjatë gjithë kohës brohoritej “Ubij Ubij siptara” – “vraje, vraje shqiptarin”
5. Përkundër të gjitha provokimeve, kombëtarja jonë luajti futboll, edhe atë mirë për ato minuta sa u lejua.
6. Në fushë, tunel e zhveshtore u sulmuan fizikisht nga të gjithë, edhe nga punëtorët e stadiumit.

Pas gjitha këtyre Dacic i fajëson shqiptarët dhe i quan tifozët serb të përmbajtur. Ministri i sportit në Serbi jep deklarata edhe më skandaloze. Komentet në mediat serbe të cilat kanë marrë më së shumti klikime pozitive, janë përplot urrejtje ndaj shqiptarëve.

Kjo tregon se qeveria serbe por edhe më me rëndësi, një pjesë e madhe e shoqërisë serbe nuk ka lëviz nga pozicionet e tyre ndaj shqiptarëve të shprehura në mënyra të ndryshme që shumë dekada.

Unë nuk ndjej fare urrejtje ndaj serbeve dhe popullit serb. Gatishmërinë tonë si shqiptarë, për fqinjësi të mirë e marrëdhënie normale e kemi treguar tash e shumë herë, bile ja kemi tepruar. Kjo gatishmëri e jona është keqpërdorë tepër shpesh e tepër shumë.

Këtë gatishmëri duhet ta kemi, por kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të pranojmë që dinjiteti jonë të nëpërkëmbet nga fashistë e racistë regjional që nuk lënë popull në Ballkan pa e luftuar.

Këtë refuzim të nënshtrimit na e dëshmoj mbrëmë kombëtarja. Për këtë na bënë që të krenohemi. Shfrytëzoj rastin që publikisht në emër të Komunës së Prishtinës ti ftojë të vijnë në Prishtinë sa më shpejtë. Do të gëzonin shumë njerëz.

Ndërsa, po e shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje politikanëve shqiptarë që në mënyrë racionale dhe pa emocione të jenë në nivel të detyrës që e kanë. Kombëtarja e ka dhënë një rast ideal që politika e jashtme të jetë NJË. Që të flasin njëzëri, që ofendime, provokime e kërcënime të tilla nuk do të lejohen.

Për fund, ashtu siç edhe ja thashë në takim kryeministrit Rama, po e them prapë, dhe tani jam edhe më i bindur për këtë – Mos shkoni në Beograd.

Atje nuk do të keni mikpritje, dhe Beogradi nuk ka dhënë ndonjë sinjal se po përmirëson pozicionin ndaj shqiptarëve, pa marrë parasysh detyrimeve që ja bën perëndimi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *