Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët anashkalohen edhe në ndarjen e “Çmimeve shtetërore”

Shqiptarët anashkalohen edhe në ndarjen e “Çmimeve shtetërore”

1 tetor-Ministria e Kulturës informoi se për çmimin “11 Tetori” janë fitues specialisti i mjekësisë, Dejan Dokiq, historian Zoran Todorovski, muzicienti Ramadan Shukri, Vanja Lazarova – Dimitrova dhe akademikja Katica Qullavkova.

Shqiptarët së fundi po vazhdojnë të anashkalohen nga çmimet shtetërore që ndahen në Maqedoni.

Edhe për çmimin shtetëror “11 Tetori” nuk është nominuar dhe zgjedhur asnjë shqiptarë, edhe pse pranë bordit të zgjedhur dhe të deleguar nga partia në pushtet BDI janë përfaqësues shqiptarë.

Së fundi edhe për çmimet e tjera të këtij viti u anashkaluan shqiptarët.

Një muaj më parë edhe për çmimin “Nënë Tereza” nuk u nderua asnjë shqiptarë, nga tre kandidatët maqedonas që fituan çmimin për arritje të mëdha në interes shtetëror në fusha të ndryshme.

Ministria e Kulturës informoi se për çmimin “11 Tetori” janë fitues specialisti i mjekësisë, Dejan Dokiq, historian Zoran Todorovski, muzicienti Ramadan Shukri, Vanja Lazarova – Dimitrova dhe akademikja Katica Qullavkova.

Këto çmime do të ndahen më 11 tetor në Parlamentin e Maqedonisë.

Por, dukuria e anashkalimit të shqiptarëve nga këto çmime është evidente tre viteve të fundit, ku të deleguar shqiptarë janë të papërgjegjshëm në bordet ku ata janë caktuar.

Kjo çështje është shtruar për debat dhe se duhet shqyrtuar dhe publikuar emrat e gjithë anëtarëve të bordeve, të cilët përfitojnë honoraret nga ministria e kulturës dhe janë të papërgjegjshëm dhe pafuqishëm në vendimmarrjet rreth nominimit dhe ndarjes së çmimeve për personalitetet shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *