Home / Lajme / Maqedoni / Shqyrtohet raporti i KE-së

Shqyrtohet raporti i KE-së

10 tetor-Në raportin e fundit të progresit, theksohet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE është në qorrsokak ndërsa kritika kryesore ka për politizimin e gjyqësorit dhe lirinë e mediave

Për herë të parë Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) ka realizuar një debat me akademik të njohur të vendit rreth raportit të fundit të progresit të Komisionit Evropian (KE). Debati i udhëhequr nga zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi ishte i mbyllur për mediat ndërsa nga kabineti i tij thonë se debate do të ketë edhe javëve në vazhdim me përfaqësues të sferave tjera e që janë të theksuar në raport dhe të cilët mund të kontribuojnë në zbatimin e reformave. Nga ana tjetër qendra maqedonase për arsim evropian raportin e fundit të progresit e ka vlerësuar si raport më kritik në 6 vitet e fundit. Nga analiza e bërë, ata kanë nënvizuar 4 konkluzione: se integrimi nuk kontestohet vetëm për shkak të problemit rreth emrit me Greqinë por edhe për shkak të ecjes mbrapa sa i përket realizimit të reformave, për shkak të politizimit të institucioneve dhe kontrollit të mediave; rekomandimi për fillimin e negociatave është në këmbë të qelqta; në sferën e ekonomisë theksohet shqetësimi për borxhin publik të shtetit si dhe ndihma që ofrohet përmes IPA fondeve të trajtohet më seriozisht.
Në raportin e fundit të progresit, theksohet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE është në qorrsokak ndërsa kritika kryesore ka për politizimin e gjyqësorit dhe lirinë e mediave

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *