Home / Lajme / Rajon / Shtatë fakte që sollën rrahjen e futbollistëve shqiptarë në Beograd

Shtatë fakte që sollën rrahjen e futbollistëve shqiptarë në Beograd

16 tetor- Turma serbe brohoriste “Ubij, Ubij shiptara” – “Vrite, vrite shqiptarin”, gjatë gjithë 40 minutave të lojës. Ata përdorën thirrje të kohës së kriminelit Slobodan Miloshevic, të cilat ishin nënçmuese për shqiptarët.

Pjesa më e madhe e mbulimit mediatik të dhunës në stadiumin e Partizanit të Beogradit është fokusuar në ngritjen e një fluturakeje me një flamur shqiptar, gjë që shkaktoi përleshjen dhe hyrjen e tifozëve të zemëruar serbë në fushë.

Ka pasur elemente shtesë të dhunës që janë ose nuk janë raportuar nga mediat sidomos ndërkombëtare.

1. Tifozët shqiptarë nuk u lejuan të marrin pjesë në ndeshje. Autoritetet serbe thanë se do të arrestojnë të gjithë ata që shfaqin ndonjë simbol kuqezi në stadium – kufizime që janë pothuajse të papara në futbollin ndërkombëtar. Disa mbështetës shqiptarë ishin në gjendje që të ulen në shkallët e stadiumit, por turma ishte më shumë se 99 për qind serbe.

2. Turma serbe brohoriste “Ubij, Ubij shiptara” – “Vrite, vrite shqiptarin”, gjatë gjithë 40 minutave të lojës. Ata përdorën thirrje të kohës së kriminelit Slobodan Miloshevic, të cilat ishin nënçmuese për shqiptarët.

3. Stadiumi u mbush me parulla nacionaliste politike serbe, si “Kosova është Serbi” dhe slogane të tjera në lidhje me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë. Tifozët serbë me zë të lartë fishkëllyen himnin kombëtar shqiptar.

4. Mjete të forta dhe fishekzjarre u hodhën në drejtim të lojtarëve shqiptarë edhe para arritjes së fluturakes në stadium. Disa gazetarë shqiptarë që kishin guxuar të shkonin në Beograd, gjithashtu kanë raportuar se ishin qëlluar me objekte të forta.

5. Ivan Bogdanovic, huligan serb i cili udhëhoqi trazirat e vitit 2010 në ndeshjen Itali-Serbi, ishte në mes të stadiumit. Ai ishte në një burg në Serbi pas incidentit të Italisë, ku kishte djegur flamurin shqiptar. Kjo lojë është dashur të ndërpritet. Dje, ai udhëhoqi një grup mbështetësish të maskuar në fushë.

6. Më shumë se gjysma e ekipit kombëtar të Shqipërisë i ka rrënjët nga Kosova, e cila u pavarësua nga Serbia në fund të viteve ’90 pas një konflikt të dhunshëm, në të cilin rreth 10 mijë shqiptarë u vranë ose u zhdukën, dhe më shumë se një milion u depërtuan nga vendlindja e tyre. Përveç kësaj, edhe shumë objekte dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan gjatë luftës, e cila përfundoi pas një intervenimi të NATO-s, 15 vite më parë. Edhe flamuri i aleancës së NATO-s është djegur natën e fundit në Beograd. (Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, Serbia është zyrtarisht pranë BE-së, por edhe aleate e fortë e Rusisë).

7. Pavarësisht atmosferës së ashpër politike në stadium, ekipi kombëtar shqiptar shkoi për të luajtur futboll dhe arriti të kapërcejë të gjitha këto peripeci, deri në momentin kur u sulmuan në fushë nga huliganët serbë, e cila shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *