Home / Lajme / Maqedoni / Shtetas të Maqedonisë kapen në Sarajevë me heroinë

Shtetas të Maqedonisë kapen në Sarajevë me heroinë

30 tetor- Vlera e drogës në treg është prej 30 deri në 50 mijë marka të konvertuara, varësisht nga ajo se me cilën substancë përzihet”, deklaroi Irfan Nefiq zëdhënës i policisë së Sarajevës.

Shtetasit e Maqedonisë, Shaban H. dhe Idriz Sh. nga Gostivari janë arrestuar me më shumë se një kilogram heroinë në stacionin ndër urban të autobusëve në rr. “Put zhivota” në komunën Novo Saraevo.
“Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër abuzimit të drogave pranë MPB-së në kantonin e Sarajevës, e kanë zbuluar drogën tek Shaban H. me të cilin në shoqëri ka qenë edhe Idriz Sh. Vlera e drogës në treg është prej 30 deri në 50 mijë marka të konvertuara, varësisht nga ajo se me cilën substancë përzihet”, deklaroi Irfan Nefiq zëdhënës i policisë së Sarajevës.
Heroinën, Shaban H. e ka mbështjellë me ndihmën e një rripi rreth trupit. Për një shumë të caktuar të parave, detyra e tij ka qenë vetëm që ta dërgojë drogën deri në Sarajevë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *