Home / Lajme / Maqedoni / Shtohen iniciativat për ndryshimet e emrave të shkollave të mesme në Tetovë

Shtohen iniciativat për ndryshimet e emrave të shkollave të mesme në Tetovë

28 tetor-Ndryshe, katër shkollat e mesme në Tetovë mbajnë emra të personaliteteve maqedonas, kurse numri më i madh i nxnësve në këto shkolla janë shqiptarë. Shkolla e mesme tekstile mban emrin “Gjoçe Stojçevski”, gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn”, shkolla e muzikës “Todor Skallovski Tetoec”, kurse vetëm shkolla ekonomike mban emrin 8 shtatori.

Pas paralajmërimit të iniciativës për ndërrim të emrit të shkollës së mesme “Mosha Pijade”, një kërkesë të tillë ka përgatitur edhe shkolla e mesme e tekstilit “Gjoçe Stojçeski”, e cila pas dështimit të dy kërkesave të para, një në vitin 2006 dhe një në 2010, komunës së Tetovës do i drejtohet edhe me kërkesën e tretë për ndërrimin e emrit të shkollës. Drejtori i shkollës tekstile Abaz Abazi është shprehur se në mbledhjen e ardhshme të këshillit komunal, kërkesa do iu dorëzohet për t’u vendosur në rend dite.

“Mendoj se kërkesa mundet në kohë, pra para caktimit të rendit të ditës dhe datës së mbajtjes së seancës së këshillit të komunës të kompletohet kërkesa për ngritje të iniciativës nga ana e këshillit për ndryshim të emrit të shkollës sonë. Mund të formësohet kërkesa të protokollohet dhe të arrijë në këshillin e komunës së Tetovës përmes sektorit për veprimtari publike të komunës së Tetovës. Sa iu përket dy kërkesave paraprake njëra në 2006 dhe tjetra në 2010 nuk kemi pasur informatë kthyese por gjithnjë na është thënë se në kohën e përshtatshme në koordinim me faktorët e këshillit do vihet në rend dite dhe do të kërkohet një zgjidhje e mundshme për problemin në fjalë por ne si shkollë nuk kemi pasur informatë kthyese se përse nuk është vënë në rend dite”, deklaroi Abaz Abazi. Drejtor i Shkollës së Mesme e Përgjithshme ‘Gjoçe Stojçevski’.

Ndryshe, premtim për ndryshime të emrave ka dhënë vetë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Ndryshe, katër shkollat e mesme në Tetovë mbajnë emra të personaliteteve maqedonas, kurse numri më i madh i nxnësve në këto shkolla janë shqiptarë. Shkolla e mesme tekstile mban emrin “Gjoçe Stojçevski”, gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn”, shkolla e muzikës “Todor Skallovski Tetoec”, kurse vetëm shkolla ekonomike mban emrin 8 shtatori.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *