Home / Lajme / Rajon / Siri, kurdët i rezistuan sulmit të IS-it në Koban

Siri, kurdët i rezistuan sulmit të IS-it në Koban

19 tetor-Zyrtari kurd nga Siria, Idris Nassen, tha se gjatë ditës së djeshme militantët e Shtetit Islamik e kanë ndërmarrë një sulm të ashpër nga pjesa lindore e qytetit, por janë zmbrapsur.

Forcat kurde i kanë rezistuar një sulmi nga militantët e Shtetit Islamik (IS) kundër qytetit Kobani, që gjendet në kufi me Turqinë, derisa kanë vazhduar sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari kurd nga Siria, Idris Nassen, tha se gjatë ditës së djeshme militantët e Shtetit Islamik e kanë ndërmarrë një sulm të ashpër nga pjesa lindore e qytetit, por janë zmbrapsur.
Këto luftime u bënë derisa ushtria amerikane tha se prej ditës së djeshme i ka ndërmarrë 25 sulme ajrore kundër pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik, në Siri dhe Irak, përfshirë infrastrukturën e naftës, që është nën kontroll të militantëve.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *