Home / Lajme / Rajon / Sot përpjekja e radhës e koalicionit në Kuvend

Sot përpjekja e radhës e koalicionit në Kuvend

9 tetor-
Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka thënë se mund të ndodhë që sot nuk do ta votojnë kryetarin e Kryesisë, por do të bëjnë debat. “Ne do t’i shprehim qëndrimet tona publikisht. Është në pikëpyetje pjesëmarrja e komuniteteve, por shpresojmë që ata të vijnë”, ka thënë Hardinaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të koalicionit paszgjedhor – LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, sërish sot janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës, në një përpjekje tjetër për të gjetur rrugën e zgjidhjes së nyjës institucionale, që ka bllokuar funksionimin e shtetit dhe kërcënon me një krizë me shumë pasoja.

Nuk dihet ende nëse do të marrin pjesë edhe të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të minoriteteve, por bartësi i Listës Srpska, sipas medieve të Beogradit, ka paralajmëruar se nuk do të shkojë.

Dihet ndërkaq se 36 deputetët e koalicionit të PDK-së nuk do të shkojnë. Zyrtarë të saj kanë thënë se nuk do të shkojnë në një mbledhje që nuk ftohet nga kryesuesja, Flora Brovina. Ndërkaq kjo është deklaruar qartë se nuk ka caktuar mbledhje dhe nuk do të shkojë në një seancë parlamentare kundërkushtetuese e të kundërligjshme.

Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka thënë se mund të ndodhë që sot nuk do ta votojnë kryetarin e Kryesisë, por do të bëjnë debat. “Ne do t’i shprehim qëndrimet tona publikisht. Është në pikëpyetje pjesëmarrja e komuniteteve, por shpresojmë që ata të vijnë”, ka thënë Hardinaj.

Flora Brovina ka deklaruar se është e gatshme të thërrasë seancë brenda 24 orësh nëse ka shenja për marrëveshje politike paraprake. Por, përfaqësuesit e subjekteve parlamentare, tashmë të njohur si Blloku opozitar thonë se nuk do të ndalen derisa ajo të mos marrë pjesë në këtë seancë.

Seanca është thirrur për orën dhjetë, ndërsa pritet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i pranishëm në sallë dhe jo nga ajo më e reja Teuta Rugova, që me Brovinën ishte bashkëkryesuese e seancës së papërfunduar, javë më parë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *