Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e ‘Shën Kirili dhe Metodi’ protesta para rektoratit

Studentët e ‘Shën Kirili dhe Metodi’ protesta para rektoratit

31 tetor-Kreu i Rektoratit ftoi dy përfaqësues të studentëve në takim. Pas takimit, Velimir Stojkovski sqaroi se deri në Universiteti i Shkupit ende nuk kishte arritur ndonjë letër nga Ministria e Arsimit për të prezantuar testimin ekstern. Prandaj, Universiteti ende nuk del me një qëndrim zyrtar

Qindra studentë u mblodhën para rektoratit të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi”në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga qëllimi i Ministrisë së Arsimit për të zbatuar testim ekstern në universitete. Derisa mbahej mbledhja e Rektoratit ata kërkuan përkrahjen e profesorëve. Ata bënë thirrje për solidaritet me ta dhe të mos lejojnë pushtetin të zbatojë provimin shtetëror në fund të vitit të dytë dhe të katërt të studimeve.

“Ne jemi të revoltuar nga indiferenca e atyre që janë më të thirrur për të diskutuar këtë propozim, dhe këto janë kryesisht profesorët e Senatit, por edhe më shumë nga Parlamenti Studentor, që duhet të jenë të parët në radhët për ti mbrojtur të drejtat e studentëve”, tha Darko Malinovski – student.

Kreu i Rektoratit ftoi dy përfaqësues të studentëve në takim. Pas takimit, Velimir Stojkovski sqaroi se deri në Universiteti i Shkupit ende nuk kishte arritur ndonjë letër nga Ministria e Arsimit për të prezantuar testimin ekstern. Prandaj, Universiteti ende nuk del me një qëndrim zyrtar.

“Ne iu drejtuam me shkrim te Ministrisë të na e dorëzojë propozimin me shkrim. Në momentin që do ta marrim propozimin, siç është rendi, ekzistojnë organe siç janë Senati dhe Këshilli mësimdhënës – shkencor i fakulteteve, do të iniciojmë debat publik, do debatojmë dhe do ta japim mendimin tonë. Vërtetë nuk mund të jap një opinion mbi diçka që nuk dimë si do të duket”, deklaroi Velimir Stojkovski, Rektor i USHKM.

Ndryshe, Ministria e Arsimit njoftoi se planifikon që në fund të vitit të dytë të studimeve të zbatojë provim për dy vitet e kaluara, me pyetje nga të gjitha lëndët. E njëjta paralajmërohet edhe për në fund të vitit të katërt me pyetje rreth materialit të mësuar në vitin e tretë dhe të katërt. alsat

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *