Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet me dy predha Qeveria e Maqedonisë (VIDEO)

Sulmohet me dy predha Qeveria e Maqedonisë (VIDEO)

Shkup, 29 tetor – Dy predha mbrëmë janë gjuajtur në ndërtesën e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë në Shkup. Njëri përfundoi në çati, ndërsa tjetri në fasadën anësore. Është kryer kontroll dhe predhat janë dorëzuar në ekspertizë.

Mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të Qeverisë janë dëgjuar dy shpërthime. Pas disa orësh, në fasadën e ndërtesës janë gjetur dy predha. Në vendngjarje është kryer ekspertiza, dhe predhat janë marrë për analiza të mëtejshme. Mësohet se nuk ka të lënduar. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska thekson se motivet e sulmit janë ende duke u hetuar.

Policia po e konfirmon llojin e armës nga e cila mbrëmë janë gjuajtur dy plumba në ndërtesën e Qeverisë, drejtimi prej ku vinin, motivet dhe autorët eventualë, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska pas hapjes së Qendrës për parandalim në lagjen e Shkupit Maxhari.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse kur janë gjuajtur predhat a mbahej seancë qeveritare, ministrja Jankulloska theksoi se në lidhje të aktiviteteve në ndërtesën e Qeverisë, ajo nuk mund dhe nuk guxon të japë informacione, ndërsa për këtë pyetje i udhëzoi gazetarët që të drejtohen në adresë të duhur.

“Procesi i vetëm i mbikëqyrjes ndonjëherë zgjat përafërsisht gjatë dhe në rastin konkret duke pas parasysh seriozitetin me të cilin është vepruar në funksion të gjetjes së të gjitha gjurmëve të mundshme dhe dëshmive eventuale kontrolli zgjat shumë orë. Për momentin e kemi mbetjen e predhës që jep informacion për kalibrin e tij, ndërsa arma nga e cila është gjuajtur predha e tillë mund të jetë armë e ndryshme, por ne duhet të konfirmojmë saktë nga cili lloj i armës është gjuajtur kjo predhë”, deklaroi Jankulloska.

Ministrja e Punëve të Brendshme shprehet se shkalla e sigurimit të objekteve nga rëndësia vitale çdoherë është në nivel të duhur.Dy predha mbrëmë janë gjuajtur në ndërtesën e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë në Shkup. Njëri përfundoi në çati, ndërsa tjetri në fasadën anësore. Është kryer kontroll dhe predhat janë dorëzuar në ekspertizë.Përndryshe, në polici mbrëmë rreth orës 22 është paraqitur se në afërsi të ndërtesës së Qeverisë janë dëgjuar dy shpërthime. Pas disa orësh, theksojnë nga MPB-ja, në fasadën dhe në çatinë e ndërtesës ku është vendosur Qeveria janë gjetur dy predha.Nga kabineti qeveritar nuk e komentojnë rastin. Ende nuk dihet nëse dikush nga kabineti qeveritar ka qenë shënjestër e sulmit, apo përsëritet e njëjta histori, si ajo e vitit 2007. Më 6 gusht të atij viti u regjistrua një sulm thuajse identik, me dy predha ndaj Qeverisë, por autorët dhe motivet e sulmit nuk u zbardhën asnjëherë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *