Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet me predha Qeveria e Maqedonisë (VIDEO)

Sulmohet me predha Qeveria e Maqedonisë (VIDEO)

Shkup, 29 tetor – Mbrëm rreth orës 22:00 në drejtim të godinës së Qeverisë së Maqedonisë janë hedhur dy predha. Predhat kanë përfunduar në murret e godinës dhe se nuk ka persona të lënduar.

Mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë dëgjuar dy shpërthime. Pas disa orëve, në fasadën e ndërtesës së Qeverisë janë gjetur dy predha. Në vend ngjarje është kryer ekspertizë, predhat janë marrë për analizë të mëtejmë. Nga MPB-ja konfirmojnë rastin dhe paralajmërojnë hollësi më të detajuara gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë mësohet se predhat kanë përfunduar në murret e godinës dhe se nuk ka persona të lënduar. Deri në këto momente nuk ka informata nëse dikush nga kabineti qeveritarë mund të ket qenë cak i sulmit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *