Home / Lajme / Maqedoni / Sulmon me thikë vozitësin e kamionit (VIDEO)

Sulmon me thikë vozitësin e kamionit (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Në stacionin policor në Grupçin është denoncuar dhunë e cila ka ndodhur në ndërmarrjen Nur-Trans në Strimnicë, transmeton Televizioni Koha.

Pas një zënke të mëprashme rreth mosdhënies së përparësisë së kalimit, 22 vjeçari G.A nga ky fshat, i cili ka qenë në veturë bashkë me babain e tij M.A 42 vjeçar, ka nxjerrë thikën dhe i ka dhënë një goditje në shpinë J.S 36 vjeçar I cili ka qenë vozitës kamioni në këtë ndërmarrje. Nga goditja I është shkaktuar lëndime, ndërsa mënjëherë është dërguar në Klinikën e Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar në kurim shtëpiak.Djali dhe babai, pas konsulltimit me prokurorin publik, janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë, ndërsa më pas janë lëshuar. Tërësisht janë duke u zbardhur të gjitha detajet rreth ngjarjes, ndërsa më pas do të ketë edhe padi adekuate, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

– Dy të rinj sulmohen nga dhjetë persona

Të dielën në stacionin policor në Tetovë, D.S 22 vjeçar dhe D.D 21 vjeçar nga Saraqina, kanë denoncuar se të njejtën ditë rreth orës 3 kur kanë dalur nga një lokal në Bërvenicë, ku kishin qëndruar, janë sulmuar fizikisht nga dhjetë persona të panjohur të cilët i kanë goditur me grushte në kokë. Me lëndimet e dukshme që i morrën nga goditjet, ata kanë arritur që të ikin dhe të kërkojnë ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ndërkaq, shokët e tyre që kanë qenë me veturë tjetër, poashtu janë ndjekur nga persona të panjohur por janë larguar dhe kanë shpëtuar pa pasoja. Policia punon për identifikimin e personave të involvuar në këtë rast, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *