Home / Lajme / Maqedoni / Të papunët më problematik (VIDEO)

Të papunët më problematik (VIDEO)

Tetovë, 16 tetor – Gjatë nëntë muajve të kaluar në Tetovë dhe më gjerë janë regjistruar 421 shkelje të ligjit të rendit dhe qetësisë publike, 210 në Tetovë dhe 211 në Gostivar apo ndryshe 12 më pak me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, transmeton Televizioni Koha.

Numri më i madh i shkeljeve janë zbardhur dhe për personat pjesëmarrës janë përgatitur 372 kërkesë për inicim të procedurës penale, 164 në Tetovë dhe 208 në Gostivar.

Edhe këtë vit numri më i madh i shkeljeve kanë ndodhur në qytet 255 raste, ndërsa 117 në fshat ku si vende më të shpeshta ku është prishur rendi dhe qetësia publike kanë qenë rrugët dhe lokale afariste, transmeton Televizioni Koha.

260 nga prishjet e rendit kanë qenë vepra të individëve, ndërsa të tjerët kanë qenë veprime në grup. 437shkelje i kanë kryer personat më të vjetër se 25 vjet , 41 nxënës dhe student në të cilat më shumë dominojnë meshkujt 508 raste ndërsa në 53 raste kanë qenë të involvuara femrat. 310 shkelje të rendit dhe qetësisë publike i kanë kryer personat e papunë, transmeton Televizioni Koha.

Në 192 raste qetësia publike është prishur me zënka fizike, 54 rrahje, 12 raste tallje me personat zyrtar, 28 zënka, britma dhe sjellje të pahijshme, 16 raste të lënies pas dore të fëmijës, 10 raste kërkim lëmoshe etj. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *