Home / Lajme / Maqedoni / Tetë ton naftë për pastrimin e lumenjve në Tetovë (VIDEO)

Tetë ton naftë për pastrimin e lumenjve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 1 tetor – Periudha e vjeshtës kur rriten nivelet e lumenjve në territorin e Tetovës dhe më gjërë në rajonin Pollogut gjithnjë shkakton vërshime dhe dëme, transmeton Televizioni Koha.

Mospastrimi dhe mosrregullimi i shtretërve të lumenjve në çdo stinë vërshon me mijëra hektarë tokë në fushën e Pollogut, kurse situata më e vështirë paraqitet në Lumin e fshatit Poroj por edhe një vendbanimet tjera situata nuk është aspak e mirë. Për pastrimin e shtretëve të luemnjëve nuk ndahen mjete nga Ministria e Ekologjisë por ndahet naftë e cila përdoret nga komunat për këtë destinim.

Nga Ministria e Ekologjisë theksojnë se mjetet përkatësisht nafta u ndahet komunave në bazë të projekteve të dërguara paraprakisht në ministri. Ministri Nurhan Izairi, thotë se u është dërguar qarkore komunave që të kërkojnë mjete për pastrim të lumenjve.

“ Në parim komunat konkurojnë me projektet e tyre për pastrimin e lumenjve në Ministrinë tonë dhe atje bëhet evaluimi i projekteve të tilla dhe në bazë të atyre projekteve ndahen mjete, gjegjësisht ndahet naftë për pastrimin e lumenjve kështu që për këtë vit ka pasur të ndara mjete për ata komuna që kanë konkurruar vitin paraprak ndërsa sivjet bëhet evalumi gjegjësisht është lëshuar një letër qarkore tek të gjitha komunat se ata duhet të aplikojnë në ministrinë tonë dhe do të ndahen mjete”, tha Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë nga komuna e Tetovës theksojnë se është në plan pastrimi i lumit në fshatin Poroj, lum ky që sjell me vete rërë dhe gurrë nga rrjedha në Malin Sharr e deri në në dalje të tij në fund të fshatit.Për këtë vit komunës së Tetovës i ishin ndarë 8 ton naftë për këtë destinim, thonë në ndërmarrjen publike komunale në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

“ Për vitin 2014 komunës së Tetovës i janë ndarë tetë ton naftë nga ana e Ministrisë së Ekologjisë për pastrim të lumenjëve. Me këtë rast në praneverë është bërë pastrimi i lumit në fshatin Reçicë të madhe dhe lumit Shkumbin. Intervenimet tjera që janë bërë kanë qenë mjete vetanake të komunës së Tetovës siç ishte rasti në lumin e fshatit Poroj.Për këtë vit nuk është planifikuar ndonjë intervenim më i madh në këtë lum por nëse ka vërshime sërish do të dalim në teren”, thekson Xhelal Ceka drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Mospastrimi i shtratit të lumit në fshatin Poroj shpesh herë ka bllokuar edhe rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë tek ura në këtë fshat kur mbi rrugë lumi me vete kishte sjellur sasi të mëdha të rërës dhe gurrëve. Banorët e këtij fshati disa herë kanë kërkuar nga autoritetet lokale dhe ato qendrore që një herë e përgjithmonë të rregullohet problemi me shtratin e këtij lumi.

Ndryshe, rreshjet e mëdha të shiut në rajonin më të gjërë të Pollogut gjatë vjeshtës dhe në muajit maj dhe prill, shkaktojnë vërshime të lumenjve edhe në komunat e tjera si në Tearcë, Jegunoc dhe Bërvenicës.

Në ndërkohë, pastrimi bëhet vetëm në mënyrë sipërfaqësore sa për të tejkaluar situatën kurse aksione më të mëdha nuk janë ndërmarrë në formë të preventivës apo rregullimit të shtretërve të lumenjve që të mos ketë vërshime dhe dëme në tokat bujqësore në rajonin e Pollogut. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *