Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me mungesë të drurit për ngrohje (VIDEO)

Tetova me mungesë të drurit për ngrohje (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Qytetarët e Tetovës kenë vështirësi të gjejnë dru për ngrohje për shkak të mungesës së tyre ka edhe rritje të çmimeve të tyre ku një metër kub dru kushton 50 deri në 55 euro, njofton Televizioni Koha.

Qytetarët e Tetovës këtë dimër do të kenë vështirësi të gjejnë dru për ngrohje pasi që në vendet për shitjen e drunjëve për ngrohje ka mungesë. Ndërsa në anën tjetër kërkesat nga ana e qytetarëve janë të shumta për blerjen e drurëve për ngrohje. Për shkak të mungesës së tyre ka edhe rritje të çmimeve të tyre ku një metër kub dru kushton 50 deri në 55 euro, njofton Televizioni Koha.

Në pikën e shitjes së drunjëve Hujli në Tetovë që ndodhet në rrugën industriale thonë se ka mungesë të drunjëve dhe se kërkesa është e madhe, transmeton Televizioni Koha.

Në vendet e shitjeve të drunjve në Tetovë vërehen edhe qytetarët nga rrethi i Shkupit të cilët kanë ardhurë që të blejnë dru në Tetovë për shkak të mungesës së drunjve për ngrohje. Pothuajse tërë vendi përballet me mungesë të drunjëve për ngrohje ndërsa në shumë vende ka edhe rritje të çmimit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *