Home / Lajme / Maqedoni / Tetova sërish vërshohet nga qent endacak

Tetova sërish vërshohet nga qent endacak

20 tetor- Pushtetit lokal në Tetovë i mungon një qendër për grumbullimin e qenve endacak edhe pse kohë më parë ishin dedikuar disa kafaz për ata megjithatë e njejta nuk është vendosur në funksion asnjëherë, njofton Tv Koha

Kohëve të fundit sërish në qytetin e Tetovës vërehen qen edacak të cilët jo vetëm japin imazh të keq qytetit por paraqesin edhe rrezik për qytetarët dhe fëmijët.Krahas kësaj qent endacak paraqesin edhe rrezik për përhapjen e epidemive të ndryshme në Tetovë dhe më gjërë. Ndonëse kohë më parë të njëjtit ishin larguar nga rrugët e qytetit të Tetovës dhe dukshëm u zvogëlua numri i tyre, megjithatë kohëve të fundit dukuria e prezencës së qenve endacak sërish është shfaqur. Dyshimet e autoriteteve lokale në Tetovë janë se qent sillen nga qytete tjera dhe lëshohen në rrugët e Tetovës. Pushtetit lokal në Tetovë i mungon një qendër për grumbullimin e qenve endacak edhe pse kohë më parë ishin dedikuar disa kafaz për ata megjithatë e njejta nuk është vendosur në funksion asnjëherë, njofton Tv Koha.

Krahas kësaj mjekët shprehen se qent endacak mund të jenë edhe bartës të sëmundjeve infektive dhe përhapjen e epidemive.Në ndërkohë policia deri më tash nuk ka kapur persona nga qytete të tjera të shtetit të cilët dyshohen se në orët e hershme të mëngjesit sjellin dhe lëshojnë në Tetovë dhjetëra qen endacak. Qent endacak në Tetovë, sipas të dhënave zyrtare brenda një viti kafshojnë rreth 100 qytetarë të Tetovës. Që nga periudhat e mëhershme e deri më tash askush nga autoritetet përgjegjëse nuk i është qasur më seriozisht këtij problem që shqetëson çdo ditë banorët e Tetovës.Ata janë shprehur të revoltuar që ky problem nuk po gjen zgjidhje vite me radhë.Ditëve të fundit qent endacak gjithnjë e më shumë i takon përreth qendrës për kulturë, në qendër të qytetit dhe në bulevardet kryesore.
Rrugët sërish përplot me qen endacak.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *