Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarit i konfiskohet armatimi (VIDEO)

Tetovarit i konfiskohet armatimi (VIDEO)

Tetovë, 1 tetor – Pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë kanë kryer bastistje të martën pasdite në shtëpinë dhe hapësirat tjera të 26 vjeçarit M.L nga Tetova, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të gjykatës së Tetovës, në kasollen në rrugen “Braqa Milladinovci”, në Tetovë, të cilën një kohë të gjatë e ka shfrytëzuar janë gjetur, pushkë automatike me bajonetë, një karikator me 14 plumba të kalibrit 7.62 milimetër, një qese prej plastike me 14 plumba poashtu të kalibrit 7,62 milimetër, tre karrikatorë të zbrazët, municion për pistoleta të kalibrit të ndryshëm. Sipas policisë së Tetovës, gjithçka që është gjetur është konfiskuar me vërtetim dhe do të analizohet, ndërsa M.L, babai H.L (65) si dhe vëllau i tij M.L (31) i cili ka penguar bastisjen janë arrestuar. Në koordinim dhe konsultim me prokurorin publik rreth orës 22 e 30 minuta ata janë lëshuar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë padi adekuate ndaj tyre, njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *